Pos Samanthas, edhe Mr. Big nuk është pjesë e episodeve të reja të “Sex and the City”

Mediale Vip

Pos Samanthas, edhe Mr. Big nuk është pjesë e episodeve të reja të “Sex and the City”

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 21:15
“Sex and the City”

Në vazhdimin e serialit të popullarizuar, “Sex and the City”, përveç Samantha Jones (të cilën e ka portretizuar Kim Cattral), do të mungojë edhe Mr. Big (që e ka luajtur Chris Noth).

Noth, aktualisht është duke luajtur në serialin “The Equalizer”, si edhe po i xhiron dy filma, “Brooklyn All American” dhe “Someday Sometime”.

Mr. Big ka qenë karakteri, në të cilin ishte e dashuruar protagonistja kryesore Carrie Bradshaw (të cilën e ka luajtur Sarah Jessica Parker).

Çifti i dashuruar madje edhe ishte martuar në filmin e bazuar në serial që u lansua në vitin 2008. Mirëpo, në filmin e vitit 2010, ata kishin pasur probleme martesore, megjithatë vendosën t’i përkushtoheshin lidhjes së tyre.

Por, në bazë të informacioneve që vijnë për episodet e reja që do të të transmetohen në HBO Max, çifti do të ndahet sërish.

Po ashtu, nuk dihet nëse do të paraqitet në serial edhe David Eigenberg (që e ka luajtur burrin e Miranda Hobbes). Në rolet kryesore do të mbesin Sarah Jessica Parker (Carrie Bradshaw), Cynthia Nixon (Miranda Hobbes) dhe Kristin Davis (Charlotte York Goldenblatt). 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat