Ana sqaron të vërtetën e lidhjes me Fationin, zbulon edhe arsyen përse nuk doli kurrë me Mevlanin

Mediale Vip

Ana sqaron të vërtetën e lidhjes me Fationin, zbulon edhe arsyen përse nuk doli kurrë me Mevlanin

Më: 3 mars 2021 Në ora: 14:19
Ana

Konkurrentja Ana Kauri u largua të dielën që kaloi nga programi “Për’puthen”.

Teksa kërkonte të largohej, Ana i kërkoi Rinianit të largoheshin bashkë nga emisioni dhe të vazhdonin njohjen e tyre jashtë.

Riniani e refuzoi propozimin e Anës, duke u shprehur se nuk i beson fjalëve të saj. Ndaj, Ana vendosi ta ndërpresë në mes këtë udhëtim dhe të dalë e vetme nga “Për’puthen”. Menjëherë pas kësaj, pati spekulime se është lidhur me Fationin, me të cilin duket se gjithçka po shkonte mirë por ai u largua nga programi pa asnjë sqarim.

“Më kanë ardhur shumë pyetje në lidhje me këtë temë! Por unë dhe Fationi nuk jemi bashkë”, sqaroi Ana në Instagram.

Kurioziteti lidhet dhe me faktin përse Ana nuk e zgjodhi kurrë në takim Mevlanin. Ajo bëri batutë për këtë pjesë duke thënë se ai ka qenë gjithmonë i zënë me vajza të tjera.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat