Angelina Jolie do ta akuzojë Brad Pittin për dhunë fizike ndaj fëmijëve të tyre

Mediale Vip

Angelina Jolie do ta akuzojë Brad Pittin për dhunë fizike ndaj fëmijëve të tyre

Më: 17 mars 2021 Në ora: 21:57
Brad Pitt dhe Angelina Jolie

Angelina Jolie është “e përgatitur të sigurojë prova të abuzimit në familje' në gjyqin e saj të divorcit kundër ish Brad Pitt, pretendojnë raportet e reja.

Dokumentet që ka siguruar “The Blast” bëjnë të ditur se aktorja 45 vjeçare është duke u munduar të ofrojë prova për siç thuhet, dhunën brenda familjes që ka ndodhur gjatë dy vjetësh martesë me aktorin 57 vjeçar.

Ish-çifti i famshëm kanë pesë fëmijë së bashku ndërkohë që po vazhdojnë kujdestarinë dhe rregullimet financiare në gjyq, të cilat do tu bëjnë të mundur fëmijëve të tyre më të vegjël të japin dëshmi nëse u jepet leje.

Pak pasi çifti Jolie-Pitt kishin aplikuar për divorc në vitin 2016 ishte bërë e ditur se Brad po hetohej nga FBI-ja dhe shërbimet sociale në Los Angjelos për shkak të informative se ai “ka abuzuar fizikisht me fëmijët e tij”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat