Kaloti: Ti thua shpëtova, por familjarët lidhen me partneren! Mete: Unazë? Pushime luksi

Mediale Vip

Kaloti: Ti thua shpëtova, por familjarët lidhen me partneren! Mete: Unazë? Pushime luksi

Më: 18 mars 2021 Në ora: 19:52
Anaid Kaloti dhe Sabina Mete

Kur një marrëdhënie është e konsoliduar sa ka ndryshur mënyra e prezantimit mes familjeve? Sa rriten përgjegjësitë mes çiftit kur bëhet njohja me prindërit e secilës palë? A ngatërrohet njohja me prindërit me fejesën?  Anaid Kaloti dhe Sabina Mete ishin të pranishëm në programin ‘Abc e Pasdite’s  ku treguan përvojat e tyre personale në lidhje me këto situata. Anaid nënvizoi se i ka thyer pak tabutë sepse vajzën e parë të tij e ka prezantuar në familje kur ishte 17-18 vjeç.  Duke u bazuar në përvojat që ka në bashkëjetesat me vajzat, Anaidi sugjeron që është më mirë t’i njohin vetë vajzat pastaj t’ia prezantojnë prindërve.

“Nuk mund të çojmë dikë në shtëpi, duke ia nxirë jetën edhe atyre të shkretëve. Mua më ka rastisur disa herë që familjarët e mi janë bërë pjesë e traumave të mia në sensin që mund të lidhet shumë mamaja me vajzën dhe kur ndahesh i duket sikur i ka ikur vajza e vet nga shtëpia. Nga krahu tjetër ti thua shyqyr shpëtova”.

Ndërkohë parë në këndvështrimin e vajzave të sotme, të cilat preferojnë disa pushime diku se sa një unazë, Sabina tha se në fakt ky mit i unazës tashmë është rrëzuar.

“Përpara një dasmë apo unaze po do të preferoja një palë pushime diku, për të parë dhe eksploruar vende të reja”, tha ajo.

Teksa biseda mori këtë rrjedhë Ermali e pyet Anaidin si baba se si e sheh këtë qasje tek vajza e tij.

 “Duke parë këtë ndryshim nga brezi i prindërve tanë tek brezi jonë, mendoj çfarë çmendurie do jetë brezi që do vi. Eksperiencat e mia do më bëjnë që të jem një baba i mirëkuptueshëm që t’ia bëj jetën sa më të lehtë fëmijës sim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat