Ndjekësit kërkojnë me ngulm që Lana Del Rey të fshijë fotot e Princit Philip dhe Mbretëreshës, por pse?

Mediale Vip

Ndjekësit kërkojnë me ngulm që Lana Del Rey të fshijë fotot e Princit Philip dhe Mbretëreshës, por pse?

Më: 11 prill 2021 Në ora: 10:23
Lana Del Rey, Mbretëresha Elizabeth, Princit Philip

Më datën 9 të këtij muaji, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth, Princi Philip, u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare.

Këtë lajm të hidhur e ka bërë të ditur Pallati Mbretëror në një deklaratë zyrtare ku shkruhej:

“Me hidhërim të thellë, Madhëria e saj Mbretëresha njofton vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut.

Lartësia e Tij ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në Kalanë e Windsor.

Familja Mbretërore bashkohet me njerëz në të gjithë botën për të mbajtur zi për humbjen e tij.

Njoftimet e mëtejshme do të bëhen në momentin e duhur.”

Në muajin qershor, Princi Philip do të mbushte 100 vjeç.

Të shumtë janë personazhet publikë që i kanë shprehur familjes mbretërore ngushëllimet për humbjen e Princit Philip, mes tyre edhe këngëtarja e famshme Lana Del Rey.

Ajo ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram foto të Princit e Mbretëreshës kur ishin ende të rinj, teksa tregonte se ishte fanse e dashurisë së tyre.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lana Del Rey (@lanadelrey)

 

Mirëpo, një pjesë e madhe e ndjekësve i janë vënë kundër Lana-s për këto postime, duke i kërkuar që t’i fshijë sa më parë!

Pse do të thoni ju?

Ndjekësit mendojnë se Princi Philip dhe Mbretëresha Elizabeth kanë lidhje gjaku me njëri-tjetrin.

Asokohe, në historinë britanike nuk ishte e pazakontë që anëtarët e familjes mbretërore të martoheshin me një person të afërm të fisit të tyre. Gjithashtu sipas ndjekësve, po t’i futemi historisë, Mbretëresha dhe Princi Philip janë stër-stër-nipat e Mbretëreshës Victoria.

Ndërkohë, Lana ende nuk i është përgjigjur komenteve.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lana Del Rey (@lanadelrey)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat