Luana Vjollca vazhdon të mahnitë me dukjen me flokë portokalli në fotosesionin e ri

Mediale Vip

Luana Vjollca vazhdon të mahnitë me dukjen me flokë portokalli në fotosesionin e ri

Më: 11 prill 2021 Në ora: 15:34
Luana Vjollca

Ajo ka befasuar fansat së fundmi me një ndryshim që ka bërë në dukje.

Bëhet fjalë për prezantuesen dhe këngëtaren Luana Vjollca, e cila këto ditë është transformuar në flokë ngjyrë portokalli.

Derisa po shijon pamjen me këtë ndryshim, krijuesja e hitit “Pa panik” ka realizuar edhe një set të ri fotografik.

Fotosesioni në fjalë e shfaq artisten në top formë me një fustan të verdhë të prerë anash.

“Përshëndetje”, ka shkruar ajo.

Ndonëse është e hera e parë që ka bërë këtë lloj transformimi, dukja e Luanës po pëlqehet në masë të madhe edhe nga miqtë e fansat.

Vjollca këtë kohë ka qenë duke bërë një pauzë nga emisioni i saj “Shiko Kush Luan” e po ashtu edhe nga projektet muzikore.

Prej muajsh nuk ka sjell ndonjë këngë të re për admiruesit e publikun.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat