Është femër trans, por kundërshton të drejtën e femrave të tilla që të marrin pjesë në sporte të femrave – Caitlyn Jenner kritikohet

Mediale Vip

Është femër trans, por kundërshton të drejtën e femrave të tilla që të marrin pjesë në sporte të femrave – Caitlyn Jenner kritikohet

Më: 2 maj 2021 Në ora: 14:13
Caitlyn Jenner

Shumë e kanë quajtur këtë pikëpamje të pakuptimtë, duke marrë parasysh se ajo është një femër trans vet.

Caitlyn Jenner po përballet me kritika të rënda në rrjete sociale pasi ajo tha se vajzat trasgjinore nuk duhet të marrin pjesë në sporte në ekipe të femrave.

Jenner është grua transgjinore vet, dhe më parë ka qenë atlet olimpik që ka bërë histori për SHBA.

Ajo tani dëshiron të bëhet pjesë e zgjedhjeve të Kalifornisë, për tu bërë guvernatore.

Gjatë vrapit të mëngjesit ajo u ndalua nga një gazetar që e pyeti se a mendon ajo se femratve trasgjinore do iu mohohet identiteti i tyre nga moslejimi i pjesëmarrjes në sporte të femrave në shkolla.

Jenner u përgjigj “kjo është pyetje që ka për bazë drejtësinë. Prandaj un jam kundër meshkujve biologjik që janë bërë trans, të konkurrojnë në sporte të femrave në shkolla”.

“Është e padrejtë, dhe ne duhet të mbrojmë vajzat në sporte në shkolla”, e përmbylli Jenner.

Jenner, 71 vjeçe, është përballur me kritika nga më të rëndat për këtë deklaratë, mirëpo ka edhe disa persona që kanë treguar mbështetje për të, duke përfshirë Piers Morgan.

Ai ka thënë se ajo është treguar e guximshme dhe e saktë. Nëse dikush e kupton këtë çështje, atëherë është Caitlyn Jenner.

Ai e dha këtë koment, duke marrë parasysh se ajo është edhe sportiste edhe transgjinore

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat