Anxhela Peristeri niset për në Rotterdam, publikon fotografi nga aeroporti me flamurin kuq e zi

Mediale Vip

Anxhela Peristeri niset për në Rotterdam, publikon fotografi nga aeroporti me flamurin kuq e zi

Më: 9 maj 2021 Në ora: 15:37
Anxhela Peristeri

Këngëtarja Anxhela Peristeri është përzgjedhur këtë vit për të prezantuar Shqipërinë në “Eurovision 2021”.

Derisa kanë mbetur edhe pak ditë deri në fillimin e festivalit ndërkombëtar, artistja ka treguar së fundmi se është nisur për në Rotterdam, Holandë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të publikuar me fansat e publikun në llogarinë e saj personale, Instagram.

“Le të fillojë rrugëtimi”, ka shkruar ajo ku shfaqet e ulur mbi valixhe dhe duke mbajtur një flamur kuq e zi në dorë.

Anxhela po ashtu ka të veshur një triko të zezë në të cilën mbrapa është vendosur emri i këngës së saj, “Karma”.

 

 

Reagimet ndërkohë në hapësirën për komente kanë qenë të shumta ‘duke i uruar fat e suksese të mëdha’.

Theksojmë që nata e parë gjysmëfinale e këtij festivali do të mbahet më 18 maj, e dyta më 20, kurse finalja e madhe organizohet më 22 maj.

Peristeri ndërkohë do të performojë në natën e dytë gjysmëfinale, në të njëjtën ditë me Serbinë, Greqinë, Bullgarinë, Zvicrën etj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat