“Më ra pika”. Fjoralbës i ka ndodhur skenari më i keq me fustanin e mbrëmjes së maturës

Mediale Vip

“Më ra pika”. Fjoralbës i ka ndodhur skenari më i keq me fustanin e mbrëmjes së maturës

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 09:26
Fjoralba Ponari

Se ti pas 10 apo 20 vitesh mund ta kujtosh si ditën më të bukur, mund të mos e kujtosh fare, mbase mund të të vijë ndërmend si një ditë fare e zakonshme, amaaaaa, provo vetëm të imagjinosh që fustanin tënd të maturës, atë që e ke ëndërruar për aq shumë kohë, imagjinuar, kërkuar dhe adhuruar, e sheh befas të veshur tek një vajzë tjetër.

Ky është makthi i një 18-vjeçareje dhe i paska ndodhur Fjoralba Ponarit. E nuk ka aspak faj kur thotë ‘sa s’më ra pika’.

Në intervistën e radhës virtuale, dikush e pyet për një mendim lidhur me fustanin. Dhe Fjoralba i flet nga eksperienca e saj (jo dhe aq e mirë) duke i sugjeruar ta qepë.

“Mbaj mend fustanin tim të maturës që lash qimet e kokës me idenë që ishte i veçantë dhe në fund e pash edhe tek një vajzë tjetër. Më ra pika”, ka shkruar Fjoralba.

Ndaj dëgjoje gjithmonë këshillën e një vajze që me fustanin e maturës nuk ka pasur eksperiencën më të mirë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat