Dua Lipa së shpejti pjesë e kinematografisë

Mediale Vip

Dua Lipa së shpejti pjesë e kinematografisë

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 15:53
Dua Lipa

Dua Lipa ka ngrirë datat e turnetu të ri.

Me 11 hite në top-10, çmime të shumta dhe pothuajse dhjetë miliardë transmetime në Spotify, Dua Lipa po dominon biznesin e muzikës, shkruan The Sun.

Tani, këngëtarja e hititi “Levitating” po e konsideron një lëvizje në aktrim, pai ajo filloi të përsos aftësitë e saj në setin e videos për këngën e re “Love Again”.

Dua është parë duke punuar videoklipin e veshur si ‘cowgirl’ dhe hyrja në karakter i ka dhënë yllit të muzkës pop një shije se si mund të jetë në ekranin e madh.

E pyetur në lidhje me tentimin për një rol në film, Dua tha: “Do të doja shumë. Është diçka që unë padyshim jam duke kërkuar për ta eksploruar dhe kuptuar, ndoshta me një rol të vogël së pari”.

“Unë jam bërë pak më e sigurt në vetvete. Kam bërë pak këtu dhe atje, kështu që ndjej se kam zbuluar anën e aktrimit brenda videove muzikore”, shtoi ajo.

Dua shprehet e ngazëllyer për ta sfiduar veten në diçka krejtësisht të re.

“Unë jam mjaft e intriguar dhe e ngazëllyer për perspektivën për të bërë diçka tjetër në një moment”, deklaroi këngëtarja.

Fansat mund ta shohin Duan në ekranin e madh më shpejt sesa e mendojmë, pasi ajo u detyrua të anulonte turneun e saj evropian “Future Nostalgia”.

Dua njoftoi sot se nuk ishte në gjendje të vazhdonte me datat e parashikuara për këtë vjeshtë.

Ajo tha: “Unë jam plotësisht me zemër të thyer që nuk jemi në gjendje të vazhdojmë me turneun tim në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë këtë shtator dhe tetor. Mezi pres të kthehem në skenë dhe të ribashkohem me juve”.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat