Barack Obama feston ditëlindjen

Mediale Vip

Barack Obama feston ditëlindjen

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 07:36
Barack Obama

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama mbush 60 vjeç dhe po përgatit një festë të madhe me VIP -at në Martha’s Vineyard.

Ai ka lindur në 4 gusht 1961 dhe do të organizojë festën në pronën e tij në Massachusetts të blerë në 2019.

Mes të ftuarve do të jetë George Clooney, Oprah Winfrey dhe të gjithëve u është kërkuar që të kenë një test negativ Covid.

Obama zakonisht organizon festime të mëdha për ditëlindjet e tij të rëndësishme. Kur mbushi 55 dhe 50 vjeç ai organizoi festat në Shtëpinë e Bardhë me të ftuar si Jay-Z, Stevie Wonder, Tom Hanks, Chris Rock, Ellen DeGeneres dhe Paul McCartney.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat