“Patriotë leshi, bëni si patriote të zjarrta shqiptare”, Olti Curri: VIP-at shqiptare kopjojnë Cecën dhe Karleusën!

Mediale Vip

“Patriotë leshi, bëni si patriote të zjarrta shqiptare”, Olti Curri: VIP-at shqiptare kopjojnë Cecën dhe Karleusën!

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 22:55
Olti Curri

Në mesin e reagimeve për koncertin e Goran Bregovic, nuk ka munguar një i fundit nga opinionisti Olti Curri.

Olti, që gjithmonë ka ditur të krijojë debat me qëndrimet e tij, duket se është pjesë e një grupi të mendimit alternativ, përtej barrikadimeve në “pro” dhe “kundër”.

Ai duke portretizuar ‘miqësinë’ mes Edi Ramës dhe Aleksandër Vuqiq, është shprehur se “kur nuk kanë çfarë i bëjnë gomarit, i bien samarit (në këtë rast këngëtarit serb)”.

Ai ka shkuar tutje duke grumbulluar imazhe të Cecës dhe Jelena Karleushës.

Me pyetjen se a ju duken fytyra të njohura, Olti është shprehur:

“Janë frymëzim luku për shumë femrat vip shqiptare që ju patriotë leshi i bëni like dhe komente gjithë afsh. Kur të hiqni dore nga pornografia serbe, hajde dhe më bëni si patriotë të zjarrtë shqiptarë”.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat