Tola trazon djemtë: Melik tenton ta puthë, Albi me Azemin revoltohen, ajo pëlqen Brunon

Mediale Vip

Tola trazon djemtë: Melik tenton ta puthë, Albi me Azemin revoltohen, ajo pëlqen Brunon

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 23:17
Për’puthen

Sot, në puntatën e Për’puthen është zhvilluar një nga takimet më romantike të sezonit, ai midis Tolës dhe Melikut, shqiptarit me origjinë turke.

Ata u shprehën shumë të afruar në takim dhe Azemi me Albin patën revolta, ky i fundit i cili ka treguar shumë interes për Tolën është ndjerë i prekur.

Albi: Ky i ngeli Tolës nga mbrapa.
Azem: Ti Melik, je shumë i dhënë mbas epshit. Tola do që të bëhem unë xheloz dhe ajo ma merr për dobësi.
Tola: Ty Azem, të pëlqen të bësh aleanca me djemtë dhe nuk përkushtohesh ndaj meje, ndërsa Meliku më përkushtohet mua.
Azem: Ky e merr Tolën e ul në prehër në prapaskenë, unë këto i shoh.

Albi me Tolën më pas patën një debat, në lidhje me takimin e tyre.
Tola: Ky ka thënë që doja unë ta puthja, por ky nuk më la.
Albi: Nuk e kam thënë.
Pasi vazhdojnë diskutimet ” e tha, nuk e tha” , ndërhyn Bruno dhe tregon se ja ka treguar ai Tolës se çfarë ka thënë Albi.
Bruno: Tani çështja ishte kështu, Albi pas takimit me Tolën ishte pak i revoltuar se kishte dal sikur donte ta puthte dhe erdhi më tha mua, nuk e di pse dola ashtu, se nuk është se ajo nuk donte dhe i thash Tolës pse e bëre kaq të madhe kur ke dashur vetë.

Albi më pas revoltohet me Brunon sepse ai ka transformuar fjalët e tij.

Më pas gjatë takimit Meliku tentoi ta puthë Tolën, por ajo u irritua dhe po në takim i tha se i pëlqejnë djemtë brun me sy të shkruar.
Bruno pasi dëgjoi këtë deklaratë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat