Ende asnjë akuzë zyrtare për aktorin që vrau një grua dhe plagosi një person gjatë xhirimeve

Mediale Vip

Ende asnjë akuzë zyrtare për aktorin që vrau një grua dhe plagosi një person gjatë xhirimeve

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 16:02
Alec Baldwin

Policia ka nisur hetimet për incidentit vdekjeprurës në sheshxhirimin e një filmi në Nju Meksiko, ku u përfshi dhe aktori Alec Baldwin. Autoritetet thonë se Baldwin ka shtënë me armë zjarri gjatë xhirimeve të filmit “Rust”, ku drejtorja e fotografisë mbeti e vrarë.

Aktori Baldwin u shfaq i tronditur në zyrën e sherifit, pasi u morr në pyetje. “Hetimet mbeten të hapura dhe aktive. Ende asnjë akuzë nuk është ngritur. Një armë mbështetëse duhet të qëllojë vetëm bosh.

“Me një armë të tillë, ke gjithçka që të duhet për një dyluftim, vetëm se nuk ke plumba në të. Ndaj, kur qëllon, dëgjon zhurmën, ke edhe figurën e duhur, ke shpërthimin e armës, por nga arma nuk del një plumb. Por, kjo nuk do të thotë se armët mbështetëse janë të sigurta”, u shpreh Ben Simmons, themelues i “Bare Arms”.

Hutchins postoi një video, një ditë përpara se të qëllohej për vdekje, një shëtitje me kalë në ditë pushimi.

“Një nga kënaqësitë e xhirimit në perëndim”, shkroi ajo. Lindur në Ukrainë, Hutchins e nisi karrierën si gazetare. Më pas u zhvendos në SHBA për studime dhe nisi të punojë me filmat. Halyna u vlerësua në 2019 si një nga yjet në ngjitje të revistës kinematografike. Ajo ishte 42 vjeçe.

“Ajo solli me vete atë syrin e saj të dokumentarit dhe filmave soft. Nisi të realizojë filma aksion dhe horror. Ajo ishte realiste dhe kishte një sy të bukur për gjithçka që realizonte. Ishte vërtet një njeri unik me një pamje unike”, tha Jim Hemphill regjisor.

Një vdekje në shesh xhirim, e rrallë por jo unike. Brandon Lee u qëllua dhe mbeti i vdekur në xhirimet e filmin “The Croun” në 93-shin. Plumbi doli përsëri nga një pistoletë mbështetëse, që duhej të ishte bosh, pa plumb. Në ’84, në sheshxhirimin e shfaqjes “Cover up”, aktori Jon-erik Hexum, duke bërë shaka, vendosi pistoletën në kokën e tij dhe tërhoqi këmbëzën. Aktori ndërroi jetë menjëherë. “Rust”, filmi ku Alek Baldwin luan personazhin kryesor, por edhe si producent, i dedikohet për koincidencë vrasjes aksidentale të një fermeri në Kansasin e vitit 1880.

Këtë mëngjes vetë Baldwin shkroi në Twitter: “Nuk ka fjalë për të shprehur shokun dhe trishtimin. Po bashkëpunoj plotësisht me hetimet e policisë për të zbuluar mënyrën sesi tragjedia ndodhi. Zemra ime është thyer për bashkëshortin, fëmijët dhe ata që e njihnin dhe e donin Halyanwn”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat