Derisa fansat presin foto me Granitin, Fifi poston foto me një mashkull tjetër

Mediale Vip

Derisa fansat presin foto me Granitin, Fifi poston foto me një mashkull tjetër

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 22:13
Këngëtarja Fifi

Këngëtarja Fifi kohët e fundit është shndërruar në emrin më të lakuar në mediat rozë.

Fifi e cila po ashtu ishte pjesë e Big Brother Vip bëri që publiku të dashurohej pas karakterit të saj si një nga banoret më të sinqerta aty brenda.

Ajo u bë jo pak e përfolur edhe për shkak të raporteve me Granitin të cilat më pas u shndërruan më shumë në miqësore.

Ishte Graniti ai i cili para pak ditësh në një intervistë tregoi se takimi i tyre i parë jashtë shtëpisë nuk shkoi mirë, ai priste përqafim dhe foto me Fifin por nuk ndodhi.

E një foto bashkë nga ata dy po e presin tash e sa kohë edhe fansat të cilët po ia kërkojnë publikisht këtë gjë Fifit.

Siç duket ajo sonte ka zhgënjyer pak fansat e saj dhe të futbollistit teksa postoi foto me mikun e saj Yll Limanin.

Image
Fifi dhe Yll Limani

Mbase së shpejti do ta kemi ndonjë bashkëpunim kjo mbetet për tu parë ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat