Sara Hoxha i dedikon të birit disa fjalë zemre: 5 vite më parë fillove të më shëroje zemrën

Mediale Vip

Sara Hoxha i dedikon të birit disa fjalë zemre: 5 vite më parë fillove të më shëroje zemrën

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 14:03
Sara Hoxha

Sara Hoxha u bë nënë për herë të parë 5 vite më parë. Ajo solli në jetë London në dhjetor të 2016-ës, ndërsa në tetor të 2019-ës erdhi në jetë Roman, djali i dytë për të dhe Ledionin.

Por sot është dita e London! Ai mbush 5 vjeç dhe mami Sara e ka uruar me një postim të ëmbël. Përkrah dy fotosh ku ai shfaqet i përqafuar me vëllanë e vogël, Sara ka shkruar:

“Happy Birthday Londonush! Ty mami të detyrohet gjithçka. 5 vite më parë ti solle dritë në jetën time dhe fillove të më shëroje zemrën çdo ditë e më shumë. Shpresoj që gjithmonë të shkëlqesh kaq shumë, djalë i vogël.”

Edhe Lori e ka uruar nipin me një sërë fotosh e videosh të tyre duke ndarë kohën së bashku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat