“Baloteli futi shokë për të më ngacmuar”/ Lediana “tallet” keq me Antonelën: Mbrëmë piva kafe me Ronaldon

Mediale Vip

“Baloteli futi shokë për të më ngacmuar”/ Lediana “tallet” keq me Antonelën: Mbrëmë piva kafe me Ronaldon

Më: 22 janar 2022 Në ora: 13:27
Antonela Berisha dhe Lediana Prenga

Ish-konkurrentja e "Për’Puthen", Antonela Berisha ka folur shpesh për ngacmimet që i vijnë nga personazhe të famshëm. Por para disa ditësh i ka habitur të gjithë kur rrëfeu se fubollisti i famshëm, Mario Balotelli, e kishte ngacmuar kur ajo kishte qenë në një lokal në Milano.

“Personazhi që më ka shprehur pëlqimin jo dashurinë është i njohur, Baloteli. E kam takuar në një lokal në Milano, futi shokë me më ngacmuar. Bëmë muhabet nja dy minuta dhe më pas iku, më tha më pëlqen shumë, je e gjatë, je e madhe, kështu. Jo i thashë nuk është tipi im”, tha ajo teksa ishte e ftuar në "E Diell".

Pas kësaj deklarate që u bë menjëherë virale, ka reaguar ish-rivalja e saj në dashuri Lediana Prenga, po ashtu ish-konkurrente e emisionit të dashurisë.

Në një video të publikuar në rrjetin social "TikTok" të Antonela Berishës, ku shprehet se futbollisti italian ka futur shokë të tij për ta ngacmuar, Lediana Prenga komentoi: “Mbrëmë piva kafe me Ronaldon”, shoqëruar me emoji duke qeshur me lot.

Ndërkohë s’ka pasur reagime nga Antonela Berisha në lidhje me këtë koment.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat