Donaldi dhe Arjola komentojnë situatën me Ilirin: Si muhabete fëmijësh

Mediale Vip

Donaldi dhe Arjola komentojnë situatën me Ilirin: Si muhabete fëmijësh

Më: 22 janar 2022 Në ora: 15:30
Donaldi dhe Arjola

Siç ndodh pas çdo prime të “Big Brother VIP”, banorët u ulen mbrëmë duke diskutuar të gjitha debatet që ndodhën gjatë spektaklit. Teksa po pinin cigare jashtë, Arjola dhe Donaldi folën rreth situatës së Ilirit dhe Monikës.

Aktori i humorit u shpreh se “duket si muhabet fëmijësh dhe nuk kuptohet normale”. E duket se edhe aktorja e njohur ka të njëjtin mendim me Donaldin.

Biseda mes tyre:

Donaldi: Të duket normale ty që Iliri vazhdon prapë me Monikën? Se mua më duken si muhabete fëmijësh këto, se as thelbin nuk e kuptoj ku është

Arjola: Jo, nuk më duken. Edhe unë atë kam thënë

Donaldi: Të duket normale ty? Monika fillon e flet se ashtu është ajo, askush nuk e merr vesh. Flet e flet, Iliri i thotë e ke gabim

Arjola: Nuk do më të shoqërohesh

Egzona: Më erdhi shumë keq për Monikën se shumë u ndje keq

Arjola: Nuk ka pse të ndihet keq. Nuk duhet të ndihet keq fare, ja kam thënë miliarda herë, nuk di ç’të bëj më shumë se kaq. Pse duhet të ndihet keq? Çfarë ka bërë që të ndihet keq? Nuk ka bërë asgjë që të ndihet keq

Donaldi: Pse justifikohet?

Arjola: Nuk e di.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat