Ish-banorja ka një mesazh për Beatrix Ramosajn: Ky vend nuk fal as ato që i quan shenjtore, as ato që i quan k*rva

Mediale Vip

Ish-banorja ka një mesazh për Beatrix Ramosajn: Ky vend nuk fal as ato që i quan shenjtore, as ato që i quan k*rva

Më: 25 janar 2022 Në ora: 06:29
Beatrix Ramosaj dhe Neda Karafili

Çifti Donald-Betarix që është krijuar brenda shtëpisë së Big Brother Vip, është një nga çiftet më të komentuara të momentit. Pas eleminimit të saj nga shtëpia, këngëtarja nuk ka dhënë ende asnjë reagim dhe nuk ka bërë asnjë dalje publike, madje ajo nuk mori pjesë as në emisionin e djeshëm të “Fun Club” si të gjithë të eleminuarit e tjerë. Kanë qenë të shumtë edhe personazhet publikë që kanë komentuar lidhjen e saj me aktorin Donald Veshaj, ku disa e kanë mbështetur dhe disa jo. Së fundmi një ish-banore e Big Brother 4, e cila gjithashtu krijoi një lidhje brenda shtëpisë asokohe, i ka dedikuar një shkrim të gjatë Beatrix Ramosajt duke e quajtur si “shoqen e përvojës së përbashkët”.

Në llogarinë e saj në Instagrma ish-banorja Neda Karafili (Balluku), ka postuar një foto të këngëtares duke lënë një mesazh për të. Ajo shkruan se vendi ku ne jetojmë është “i projektuar” të gjykojë deri në detaj, dhe se edhe asaj i janë dashur 10 vite që të kuptojë që ka njerëz që e duan dhe që nuk e duan por është në dorën e saj që të zgjedhë atë që i bën më mirë.

Sipas saj edhe nëse ajo do të kishte pasur një rrugëtim normal në BBV përsëri do të gjykohej pasi “urrjetja në Shqipëri vjen falas” dhe e këshilloi Ramosajn që ta rrethojë veten vetëm me njerëz që e duan për t’i shpëtuar atyre që “të gllabërojnë dhe stresojnë 10 vitet e arshdhme.”

Ky vendi ynë është i projektuar që t’i bëjë vajzat të ndihen të gabuara dhe pa vend. Të gjykuara deri në detaj. Dhe sidomos nuk i fal kurrë. Ky vend nuk fal as ato që i quan shenjtore, as ato që i quan kurva. Nuk fal as nënat e as bijat. Nuk fal motrat. Nuk fal as barkun që i lind.

Por a e di ti Trixë se kush ja jep fuqinë këtij vendi për t’u sjellë kështu?! Jemi vetëm ne. Ne vajzat që shumë shpesh jetojmë për ata dhe jo për ne. Për ne që qysh në vegjëli kemi parë sesi gruaja merr përherë fajin. Dhe a e di si zgjidhet kjo, moj shoqja ime e përvojës së përbashkët? E thjesht dhe e pastër; duke mos e çarë kokën hiç! Përjetë peshën për gjithçka në këtë vend, do ta mbajmë ne. Unë jam gati për këtë!

Më janë dashur plot 10 vite e dashur Beatrix të kuptoja se në këtë botë do të kemi përherë njerëz që na duan e vlerësojnë (dhe ti ke SHUMË!) dhe të tjerë që sot mund të të duken si oriz i shtuar (ata që nuk të duan) dhe unë e di, që iluzioni i së keqes është ai që e bën të duket më i shumtë në numër, por mos u gënje! Është vetëm iluzion. Ti ke në dorë të reagosh e të zgjedhësh çfarë të bën mirë ty. Të rrethohesh nga ajo dashuri që për ty e kanë të gjithë njerëzit në krahun normal të këtij vendi”, shkruan ajo.

Çifti Neda-Ogren kanë qenë nga më të diskuttuari të sezonit të katërt të Big Brother. Neda Karafili dhe Ogren Balluku u martuan verën e 2015-ës dhe sot janë prindër të dy djemve, Serzh dhe Zai. Aktualisht, Ogreni është i punësuar si shef i sektorit të Vlerësimit dhe Analizës, në Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa Neda, e diplomuar për Filozofi, njihet për botimin e librit të saj të parë, “Archea”.

POSTIMI I PLOTË

Trixës, shoqes së përvojës së përbashkët!

E dashur Beatrix,

Ky vendi ynë është i projektuar që t’i bëjë vajzat të ndihen të gabuara dhe pa vend. Të gjykuara deri në detaj. Dhe sidomos nuk i fal kurrë. Ky vend nuk fal as ato që i quan shenjtore, as ato që i quan kurva. Nuk fal as nënat e as bijat. Nuk fal motrat. Nuk fal as barkun që i lind.

Por a e di ti Trixë se kush ja jep fuqinë këtij vendi për t’u sjellë kështu?! Jemi vetëm ne. Ne vajzat që shumë shpesh jetojmë për ata dhe jo për ne. Për ne që qysh në vegjëli kemi parë sesi gruaja merr përherë fajin. Dhe a e di si zgjidhet kjo, moj shoqja ime e përvojës së përbashkët? E thjesht dhe e pastër; duke mos e çarë kokën hiç! Përjetë peshën për gjithçka në këtë vend, do ta mbajmë ne. Unë jam gati për këtë!

Më janë dashur plot 10 vite e dashur Beatrix të kuptoja se në këtë botë do të kemi përherë njerëz që na duan e vlerësojnë (dhe ti ke SHUMË!) dhe të tjerë që sot mund të të duken si oriz i shtuar (ata që nuk të duan) dhe unë e di, që iluzioni i së keqes është ai që e bën të duket më i shumtë në numër, por mos u gënje! Është vetëm iluzion. Ti ke në dorë të reagosh e të zgjedhësh çfarë të bën mirë ty. Të rrethohesh nga ajo dashuri që për ty e kanë të gjithë njerëzit në krahun normal të këtij vendi.

Edhe sikur ti të kishe patur një rrugëtim krejt të ndryshëm, më beso- edhe për sytë e tu të shkruar do kishin diçka për të thënë! Vërtet dëshiron t’i lejosh të të gllabërojnë, stresojnë 10 vitet e ardhshme të jetës tënde dhe të të vënë në dyshim për atë që je?!

Ti ke vetëm një detyrë Trixë sot e përherë, përballë urrejtjes që në Shqipëri vjen falas, do lodhesh pak në betejën për ta rrethuar veten me dashurinë që shpesh këtu duket si e heshtur, mirëpo është dhe është e fortë, ty të duhet veç pak t’i japësh zë.

Bëje për veten për të shpëtuar, bëje për ne që e mësuam me të keq këtë punë dhe bëje për ato vajzat e ardhshme që do të bëjnë pëvojën që bëmë ne, por të lira dhe pa frikë!

Mos i lejo Trixë dhe kupto realisht që kjo gjendje e famshme inati histerie, merr vlerë vetëm nga frika jote . Dielli sot është i bukur, siç ka qenë përherë. Dhe ti këtij Dielli, nuk i ke asnjë borxh!

Me dashuri, Neda ❤️

Image
Postimi i Neda Karafilii
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat