Erdhi për Monikën, por i uroi fitoren aktorit/Banorët ‘xhelozojnë’ hapur: Fifi do që të fitojë Donaldi, reagon Lubonja

Mediale Vip

Erdhi për Monikën, por i uroi fitoren aktorit/Banorët ‘xhelozojnë’ hapur: Fifi do që të fitojë Donaldi, reagon Lubonja

Më: 29 janar 2022 Në ora: 09:30
Donald dhe Fifi

Këngëtarja Fifi surpriozoi Monika Lubonjën në spektaklin e së martës të Big Brother VIP Albania.  Por në takimin me banorët, ajo i dha mbështetje Donaldit duke i kërkuar që të luajë për të fituar.Kjo nxiti diskutime tek banorët, mes të cilëve Arjola u shpreh se nuk është ndjerë mirë se të njëjtën gjë ia ka thënë edhe asaj kur po linte shtëpinë. Por Monika rrëfeu se nuk e merr për keq dhe është e lumtur që ka fituar një mike.

“Pati një moment që nga emocion shumë i madh që gati jam mpirë dhe nuk kam dëgjuar thuajse asgjë. Dhe me ty e kisha problem se nuk ju dëgjoja mirë. Kur gocat kanë diskutuar, po i thoja që nuk e kam dëgjuar. Nuk mendoj asgjë të keqe. Ajo ka të drejtë t’ia urojë dhe Donaldit, Arjolës e mua një gjë të tillë. Unë kam fituar një mike”, u shpreh Monika.

Ajo çka ra në sy ndaj Fifit, është diskutuar nga banorët e tjerë është fjala që këngëtarja i tha Donaldit në vesh, që ky i fundit të dali fitimtar nga kjo lojë dhe të fitojë çmimin e madh. Sipas banorëve, Fifi ishte më tepër e lidhur me Monikën dhe nuk prisnin që t’i thoshte këto fjalë Donaldit. Kjo situatë është diskutuar edhe në studio nga Iliri, Donaldi dhe Arjola, ndërsa Fifi ka refuzuar që të bëhet pjesë e spektaklit sot!

Pjesë nga debati:

Iliri: Këto janë problemet që shkakton ajo që shkakton dashuria e gjithanshme kundrejt një personi ose atë që realisht personi mendon për persona të tjerë. Nuk do i thoja kurrë në sy të Sabit që të fitojë një tjetër. Fifi do që të fitojë Donaldi, në dy momentet e ka përcaktuar këtë gjë. Ndoshta sepse nuk e shikon Monikën të fortë. Donaldi ka më shumë shanse se Monika

Arjola: Nuk kam pasur pritshmëri, në momentin që 2 personave ja ka thënë të njëjtën gjë, Donaldit 3 herë, për mua ka qenë sa për sy e faqe, nuk i heq asnjë presje e pikë!

Donald: Duhet të ishte edhe Fifi! Nuk e kuptoj çfarë i vret kaq shumë që kjo gjëja është diskutuar kaq shumë! Unë nuk e kuptoj pse duhet bërë kaq e madhe! Ndoshta nuk kam qenë njeriu më i afërt me Fifin, por ka pasur disa momente kyçe që e kam kuptuar shumë mirë dhe anasjelltas, gjendjen time dhe mënyrën si jam ndjerë! Ty të kanë mbështetur të gjithë këtu brenda Arjola, jo sa çtë kemi mbështetur ne ty! S’kemi dashur të të sulmojmë, s’kemi dashtur të ta themi edhe ndonjë fjalë më shumë, të kam lënë, lëre Arjolën lëre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat