Iu ofrua një udhëtim në Paris me tre fëmijët e saj, habit Arjola Demiri: Dëshira ime ishte të prezantoja Portokallinë

Mediale Vip

Iu ofrua një udhëtim në Paris me tre fëmijët e saj, habit Arjola Demiri: Dëshira ime ishte të prezantoja Portokallinë

Më: 29 janar 2022 Në ora: 14:32
Arjola Demiri

Aktorja Arjola Demiri gjatë spektaklit të Big Brother u vendos para kutisë së Pandorës, ku duhet të zgjidhte nëse do ta hapte ose jo. Pavarësisht se asaj iu ofrua një udhëtim në Disneyland së bashku me tre fëmijët e saj, ajo vendosi të mos e hapë kutinë duke thënë se nuk dëshiron të rrezikojë banorët e tjerë dhe se mund ta realizoje vetë këtë udhëtim me fëmijët e saj. Gjatë debatit aktorja deklaroi se në fakt kjo nuk ishte dëshira e saj më e madhe.

Duke diskutuar zgjedhjen e saj dhe të aktores Monika Lubonja, opinionisti Arbër Hajdari, e quajti “të dobët” aktoren e humorit në këtë zgjedhje për të mos hapur kutinë, por Demiri insistoi se kjo nuk ishte dëshira e saj më e madhe. Aktoja deklaroi mes lotësh se dëshira e saj më e madhe ishte të prezantonte krah Salsano Rrapit dhe Fjoralba Ponarit emisionin “Portokalli”.

Debati:

Arbana: Ke shkuar ndonjëherë në Disneyland me fëmijët?

Arjola: Jo. Unë nuk e hap se dua t’jua dhuroj unë. Loja është bërë shumë e vështirë. Nuk është për shkak se nuk jam e fortë të zgjedh por është realisht shumë e vështirë. Duhet të kishte ardhur më përpara dhe nuk ka qenë kjo dëshira ime. Kjo nuk ishte një dëshirë.

Arbana: Tani që e se se çfarë ishte je penduar që nuk e hape?

Arjola: Nuk jam penduar që nuk e hapa. Shumicën e rasteve që është hapur kutia ka pasur nominime dhe në këtë pjesë lojës nuk doja që e gjithë pesha e nominimeve të ishte vetëm tek unë.

Arbri: Dua ta vlerësoj gjestin fisnik që ka bërë Einxhel. M’u duken shumë të dobëta të dyja, edhe Arjola, edhe Monika, që kanë hyrë në një reality show ku janë të detyruara të nominojnë njerëz dhe moshapja e kutisë më duke prap si një mesazh që duan të japin që “nuk dua ta hap kutinë sepse mendoj për të tjerët” kur gjithë ditët flasin për rivalitet. Shumë shpejt do vihen në këtë situatë, që të nominojnë.

Arjola: E para unë e kam shprehur që kjo nuk është dëshira ime kryesore. Për këtë udhëtim mund të sakrifikoja asgjë. S’është çështje frike.

Arbri: Për fëmijët e t’u duhet të sakrifikoje të gjithë banorët brenda.

Arjola: E thashë që fëmijëve ia realizoj vetë këtë udhëtim.

Arbri: Kutinë e Pandorës e kanë hapur të gjithë njerëzit.

Arjola: Kjo nuk më bën mua të dobët. Thjesht nuk është dëshira ime, ajo unë që kam kërkuar.

Arbana: Cila është dëshira jote Arjola?

Arjola: Thjesht nuk do të realizohet… Mendova që këtë udhëtim mund tjua ofroja edhe vetë. Te kartolina kam shkruar që dëshira ime është që përkrah Salsanos dhe Fjoralbës të prezantoj Portokallinë. Kjo më ngre dhe më mundëson gjithashtu udhëtimin për fëmijët e mi.

Arbana: Kjo është dëshirë që mund të të plotësohet sepse ti je e talentuar dhe mund ta meritosh atë gjë.

Arjola: Të gjithëve iu kanë plotësuar ajo që kanë shkruar në letër. Thjesht nuk mu duke dëshira ime. U mërzita sepse e kam kërkuar këtë dëshirë dhe është e vetmja që kam kërkuar.

Pasi dy aktoret refuzuan, kutia e Pandorës u hap nga moderatorja Einxhel Shkira e cila kishte mundësi të merrte një udhëtim me kë të dëshironte ajo dhe më pas duhet të zgjidhte mes Iliri Shaqirit dhe Donald Veshaj që të takojnë vëllezërit e tyre.

Moderatorja shprehu se udhëtimin dëshiron tj’ja dhurojë aktores Arjola Demiri së bashku me fëmijët e saj, ndërsa zgjodhi balerinin për të takuar vëllain e tij duke argumentuar se Veshaj e ka takuar edhe më parë vëllain e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat