Iliri mund edhe ta fitojë “Big Brother Vip”, por do të jetë gjithmonë Iliri i “Dancing With The Stars”

Mediale Vip

Iliri mund edhe ta fitojë “Big Brother Vip”, por do të jetë gjithmonë Iliri i “Dancing With The Stars”

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 15:42
Ilir Shaqiri

Rrugëtimi i Ilirit në ekranin shqiptar ka nisur shumë vite më parë, atëherë kur gjithë audienca priste me kërshëri puntatën e radhës së “Dancing with the stars”. Ndonëse i njohur për sukseset jashtë trojeve shqiptare, Shaqiri mori vëmendjen e gjithë audiencës në momentin kur u prezantua si kryetar i jurisë së spektaklit që vinte njëherë në javë në “Vizion Plus”.

Mbrëmjen e djeshme Iliri e ka rikujtuar këtë moment të dashur në jetën e tij, duke përshëndetur producenten e “Dancing with the stars”, Holta Dulakun.

Iliri është shfaqur mirënjohës duke kujtuar bashkëpunimin e tyre të nisur në 2010 dhe sepse ishte ajo që e ribëri të njohur dhe njëherë në tregun shqiptar duke e sjellë çdo javë nga Italia në spektakël në 7 edicione të tij.

Ndërsa para pak ditësh ajo vendosi ta surprizojë me një parashutë në shtëpi, duke e quajtur kryetarin më të mirë të jurisë, moment ky që e emocionoi shumë Ilirin.

Iliri ka folur disa herë brenda shtëpisë për rrugëtimin artistik dhe gjithë dashurinë që ka marrë nga spektakli i “Dancing With the stars”, dashamirësi të cilën e gëzon dhe sot në “Big Brother Vip”.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat