Mes reagimeve për shtrenjtimin e energjisë elektrike, Shkumbin Istrefi: Kursimi e ka bërë të veten fatura më erdhi më pak se muajin e kaluar

Mediale Vip

Mes reagimeve për shtrenjtimin e energjisë elektrike, Shkumbin Istrefi: Kursimi e ka bërë të veten fatura më erdhi më pak se muajin e kaluar

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 18:55
Shkumbin Istrefi

Gjatë kësaj kohe reagimet në vend rreth shtrenjtimit të rrymës kanë qenë të shumta, e nga më të ndryshmet në rrjete sociale.

Lidhur me këtë madje në janar u mbajt edhe një protestë në Prishtinë, ku është kërkuar që të mos aprovohet bllok tarifa e propozuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) dhe që të nacionalizohet Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS).

Ndërkohë, një shkrim rreth kësaj situate së fundmi në Facebook e ka bërë edhe producenti Shkumbin Istrefi, i njohur për publikun më shumë si “Feka” i serialit “Kafeneja Jonë”.

Në postimin e bërë, ai thekson se ka kursyer dhe se këtë muaj fatura i erdhi më pak se muajin e kaluar.

Postimi i plotë i aktorit (pa ndërhyrje):

“Sot me erdhi faktura e rrymes.

Jetoj ne shtepi. Diten jam ngroh me dru (ne dhome te dites), naten me rryme. Edhe koha nuk ka qene fort e keqe, pra ka pase diell gjate ketij muaji.

Mos me rrejt, kursimi e ka bo te veten. Faktura me ka ardhe me pak se muajin e kaluar kur nuk kam kursy.
Ta shohim cka po ndodh tash e tutje.

Do te vazhdoj me kursy ne te njejten menyre.

Perndryshe, ma shume po me dhemb lufta eventuale ne Ukraine. Ishalla nuk bohet se katastrofe per ata njerez atje, e rrezik per te gjithë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat