Këngëtarja e njohur pranon se është dashuruar me një grua

Mediale Vip

Këngëtarja e njohur pranon se është dashuruar me një grua

Më: 1 prill 2022 Në ora: 15:48
Emeli Sande

Këngëtarja e njohur me famë botërorë, Emeli Sande ka zbuluar se është në një lidhje me dikë të të njëjtit seks, të cilën e ka cilësuar si “njeriun e jetës.”

Këngëtarja skoceze u takua me të dashurën e saj, një pianiste klasike, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, teksa studionte muzikë klasike.

Ajo tha për Metro:

“Ne u njohëm përmes muzikës. Dhe padyshim ndihem më të lumtur se kurrë. Ndihemi shumë mirë.”

Sande, e cila performoi në ceremonitë e hapjes dhe mbylljes së Lojërave Olimpike të Londrës dhe së fundmi u shfaq në Koncertin e mbushur me yje për Ukrainën, tha se ajo “mendoi” se ishte biseksuale, por shtoi se nuk ishte e sigurt.

Thjesht ndihem sikur duhet të dashurohem me këdo që dua”, tha ajo për Metro .

Por tani, këngëtarja tha se ndihet “shumë e përmbushur”, duke shtuar:

“Unë gjithmonë do ta dua muzikën dhe e dua karrierën time, por tani ndjej se pavarësisht asaj që ndodh, unë thjesht mund të shijoj jetën dhe të jem vërtet e lumtur”.

Kjo marrëdhënie e ka frymëzuar këngëtaren për krijimin e albumit të ardhshëm “Let’s Say For Instance” , që do të dalë më 6 maj.

Rikujtojmë se Emili ishte e martuar më parë me biologun Adam Gouraguine. Dyshja ishin në lidhje për më shumë se 10 vjet përpara se të martoheshin në vitin 2012. Dy vite më pas, Sande dhe Gouraguine njoftuan divorcin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat