Nuk i mbajti “kurrë” premtimet, por Unikkatili ju premton edhe një herë fansave këngë të reja

Mediale Vip

Nuk i mbajti “kurrë” premtimet, por Unikkatili ju premton edhe një herë fansave këngë të reja

Më: 8 maj 2022 Në ora: 16:20
Unikkatili

Reperi i njohur shqiptar, Viktor Paloka, i njohur ndryshe si Unikkatil, e i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së fundmi ka mbajtur një koncert në Zvicër.

Si edhe shumë herëve të tjera, koncerti i reperit ishte plot me fansa të flaktë të tij, të cilët shkuan për ta parë nga afër duke performuar.

Gjatë performancës, Unikkatil gjeti edhe pak kohë për të biseduar me fansat e tij, të cilëve u premtoi projekte të reja.

Image
Postimi në Instagram

Ai tha se nuk po e beson ende se fansat vijnë ta shohin në koncerte me këngë të cilat i ka publikuar tash e 20 vite.

Herën tjetër, noshta jo herën tjetër me kon bash krejt qashtu, ama kët vjet, ko me ja q* p**in e nanës…Nëse ju ka pëlqy konga e fundit… Po ju premtoj, nuk ko mi përdor kongt e vjetra, ato ko mi qit krejt me ni album tjetër, ko mi qit krejt kong t’reja”, ju ka thënë reperi fansave të tij në Zvicër.

Por, kjo nuk është hera e parë që reperi ju “servon” fansave premtime të cilat shpesh nuk i ka mbajtur.

Në vitin 2019, pas një performance të reperit në Komunën e Mitrovicës, Unikkatil ju kishte thënë fansave se i ka 80 këngë që publiku ende nuk i ka dëgjuar, duke ju dhënë shpresë se do t’i publikojë së shpejti.

Po ju kallxoj diçka drejt, unë i kam për mbi 80 kangë që ju si keni ndi hala. Edhe kqyre qysh e kom majt me ka 1 kang në vjet, paramendone çka k**i ka mu bo kur t’i qes 80”, kishte thënë reperi.

Një dozë shprese Unikkatili ua kishte dhënë fansave edhe gjatë pandemisë, ku në vitin 2020 kishte publikuar një foto në rrjetin social Instagram, duke thënë se është duke menduar të publikojë ndonjë këngë gjatë karantinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat