Besa Kokdhima ka dy fjalë për personat që kritikuan këngën e Ronela Hajatit: Nuk jua ka fajin…

Mediale Vip

Besa Kokdhima ka dy fjalë për personat që kritikuan këngën e Ronela Hajatit: Nuk jua ka fajin…

Më: 13 maj 2022 Në ora: 12:47
Ronela Hajati gjatë performancës në Eurovision

Performanca e Ronela Hajatit në Eurovision u komentua shumë nga publiku apo personazhe të ndryshëm të cilët e kritikuan për veshjen apo se teksti i këngës nuk përcillte asnjë mesazh dhe nuk ishte i denjë për të përfaqësuar Shqipërinë.

E në mes të kritikave negative ka pasur dhe nga ata personazhe të cilët i kanë dalë në mbrojtje Ronelës duke ngritur zërin nëpërmjet postimeve të tyre në rrjetet sociale.

Besa Kokdhima ka shprehur hapur opinonin e saj në lidhje me përfaqësimit të këngëtares e cila sipas saj dha më të mirën e mundshme. Artistja i ndau me pika disa mendime dhe sugjerimet të saj.

Image
Besa Kokdhima/Instagram

Sipas saj Ronela nuk mund të jetë përgjegjësja e të gjitha gjërave dhe duhet ndaluar së bullizuari artistët pasi kjo gjë është një peshë e panatyrshme për ta.

Gjithashtu Kokdhima shtoi se nëse nuk i pëlqejn zgjedhjet e këngëve që bëhen atëherë të rrisin konkurrencën mes artistëve që të kenë mundësi të përzgjedhin.

“Shoh shumë ngacmime në rrjet ndaj Ronela Hajattit. AL-Albania Esc Entry. Më lejoni të ndaj disa mendime sugjerime.

1.Ronela është një artiste ekstravagante dhe energjike.

2.Më pëlqeu kënga dhe grinta e saj. Është dhe vajzë shumë punëtore.

3.Pjesëmarrësit në Eurovizion kanë nevojë për staf profesionistë të duhur të trajnuar. Prezenca në skenë, regjia, skenografia, stilistët, mesazhi etj. Këto as nuk mund të jenë të rastësishme, as barrë e artistit.

4.Ju lutem ndani festivalin e RTSH nga seleksionimi i këngës përfaqësuese në Eurovision. Këto kompeticione në ADN kanë objektiva të ndryshëm.

5.Përgatisni trerrenin e duhur që të merrni më shumë këngë cilësore dhe të rrisni konkurrencën në garë përpara se të selektoni. Nëse nuk ju pëlqen muzika që përzgjidhni.

6.Ndaloni së bullizuari këngëtarët për peshën trupore apo stilin e muzikës, apo se ju bënë krenarë apo ju turpëruan. Ne nuk jemi as në mesjetë as në fushëbetejë. Pesha që vendosni mbi artistin është e panatyrëshme. Është një staf e një skuadër. Artisti është një element shumë i rëndësishëm por jo përgjegjësi i gjithçkaje. Krijoni terrenin për më shumë konkurrencë në të ardhmen.

7.Mos u kujtoni për muzikën 1 herë në vit.

7.Nuk jua ka fajin asnjë Ronelë për errësirën që ka kapluar fushat e dijes, artit, shkencës e gjithçkaje që një vend duhet të investojë që t’i ketë. Përndryshe nuk i ka e me to shkatërrohet dhe uni i kombit”- u shpreh Besa.

Kujtojmë se performanca e Ronelës në Eurovision natën e parë të gjysmë fianles numëron 2 milionë klikime në kanalin në ‘youtube’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat