Robert Berisha flet për Adelina Ismailin: Ajo nuk ka mundur të dalë nga shtëpia pa sigurim

Mediale Vip

Robert Berisha flet për Adelina Ismailin: Ajo nuk ka mundur të dalë nga shtëpia pa sigurim

Më: 22 maj 2022 Në ora: 12:44
Adelina Ismaili, Robert Berisha

Robert Berisha shumë shpesh ka rrëfyer rreth shoqërisë së tij me Adelina Ismailin.

Ata janë rritur bashkë në të njëjtën lagje dhe kanë qenë edhe në shkollë bashkë.

Këtë e tregoi vet Berisha në një intervistë të fundit në “Why Not”, ku foli për këngëtaren e madhe.

“Komshinj, me vite të tëra, jemi rritur bashkë, kemi qenë në shkollë të muzikës bashkë, në të mesmen dhe në Akademi. Pastaj në 99-tën lufta, unë ika në Amerikë. E kam pasur shoqe shumë të mirë”, tha Berisha.

Tutje, ai u shpreh se nuk beson që një këngëtare e ditëve të sotme, mund t’i arrijë sukseset që dikur i ka arritur Ismaili.

“S’besoj që do të arrijë sot një këngëtare famën që e ka arritur kjo në vitet 90’, pa rrjete sociale. Edhe çmimet që i ka marrë Adelina Ismaili në vitet 90’, sot disa këngëtare që shprehen ‘Unë kam këtë çmim, atë çmim’ – kjo është vetëm përkohësisht. Kjo e ka marrë me vite të tëra atë çmim, ka qenë më e paguara dhe kjo s’ka mundur të dalë pa sigurim. Kjo ka qenë e izoluar në shtëpi sepse kjo ka qenë yll”, ka thënë Roberti.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat