Mbretëresha Elizabeth nuk i lejoi Meghan dhe Harry-n të bënin foto gjatë takimit të saj me Lilibet

Mediale Vip

Mbretëresha Elizabeth nuk i lejoi Meghan dhe Harry-n të bënin foto gjatë takimit të saj me Lilibet

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 16:15
Mbretëresha Elizabeth / Lilibet

Mbretëresha Elizabeth e ka ndaluar nipin Harry dhe gruan e tij Meghan Markle që të sillnin një fotograf në takimin e saj të parë me mbesën Lilibet Diana të enjten e kaluar në Londër. Lajmin e zbuloi The Sun, duke shpjeguar se Sussex-ët donin ta memorizonin momentin me një fotograf privat, por Madhëria e Saj donte që momenti të mbetej intim dhe i rezervuar për familjen.

“Absolutisht jo! Është një takim familjar dhe duhet të mbetet vetëm për familjen”, mësohet të ketë thënë mbretëresha.

Në Buckingham Palace ishin të shqetësuar se fotot do të përfundonin në ndonjë televizion amerikan pasi çifti të kthehej në Kaliforni.

Megjithatë, Meghan dhe Harry u kujdesën si asnjëherë tjetër që të mbanin një profil të ulët gjatë vizitës së fundit në Mbretërinë e Bashkuar. Archie dhe Lilibet gjithashtu nuk u panë fare. Vetëm pasi u kthyen në Los Angeles, ata lejuan të publikohej fotografia e parë e vajzës së tyre Lilibet Diana. Ky veprim erdhi ndoshta për të mos larguar vëmendjen nga Mbretëresha që do të interpretohej si një tjetër mungesë respekti ndaj monarkisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat