“Nuk mund ta shpreh dashurinë në kafaz”/ Dafina Zeqiri zbulon arsyen përse e bëri publike lidhjen me Dj Geek dhe planet për fëmijë: Gjithmonë kam dashur…

Mediale Vip

“Nuk mund ta shpreh dashurinë në kafaz”/ Dafina Zeqiri zbulon arsyen përse e bëri publike lidhjen me Dj Geek dhe planet për fëmijë: Gjithmonë kam dashur…

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 22:43
Dafina Zeqiri, Dj Geek

Këngëtarja kosovare Dafina Zeqiri dhe partneri i saj si në jetë ashtu dhe në muzikë e kanë bërë publike prej kohësh tashmë marrëdhënien e tyre dhe nuk ngurojnë ta fshehin aspak dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.

E ftuar në “Why Not” artistja ka folur në lidhje me marrëdhënien e saj me Geek dhe planet e tyre për të ardhmen. Ajo u shpreh se është një njeri mbi të gjitha dhe nuk mund ta shpreh dashurinë në kafaz por thjesht janë vetvetja dhe ndihen shumë të lumtur. Në lidhje me planet për martesë apo fëmijë Dafina rrëfeu se nuk e ka aspak presionin e familjes nga të dyja palët por i respektojnë vendimet e tyre dhe janë të lumtur për ta.

“Unë jam njeri, kam ndjenja dhe nuk mund ta shpreh dashurinë në kafaz. Jemi thjesht vetvetja është shumë qejf. Kjo jam unë, ky është Dj Geek. As familja ime, as e tij nuk na ngacmojnë, ata janë të lumtur që ne jemi të lumtur”– tregoi këngëtarja.

Për sa i përket dëshirës për të pasur një fëmijë, artistja tregoi se çdo gjë ia ka lënë kohës. Në lidhje me gjininë e bebit, Dafina u shpreh se gjithmonë ka dëshiruar të ketë një djalë për faktin se nuk ka pasur kurrë një vëlla por tashmë do që të ketë një mini Dafina.

“Çdo gjë ja lëmë kohës. Për mua nuk ka lidhje nëse është vajzë apo djalë. Unë e kam ndjerë mungesën e një vëllai. Gjithmonë kam thënë që dua një çun, po tani dua një gocë, një miniDafina. Ndoshta më mirë të bëhen binjakë një vajzë një djalë”– tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat