“Nuk e di se kush ka nevojë ta dëgjojë, por…” Beatrix Ramosaj ‘thumbon’ në rrjetet sociale. Kujt i drejtohet mesazhi i saj?

Mediale Vip

“Nuk e di se kush ka nevojë ta dëgjojë, por…” Beatrix Ramosaj ‘thumbon’ në rrjetet sociale. Kujt i drejtohet mesazhi i saj?

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 18:02
Beatrix Ramosaj

Beatrix Ramosaj nuk është fare e interesuar për mendimet e të tjerve dhe tashmë ka vendosur “t’i shkelë me këmbë”.

Këngëtarja ka publikuar një video në Instastory ku ironizon kritikat duke shkelur telefonin me këmbë, si metaforë për të treguar se nuk i intereson se çfarë thonë. Krah videos, ish-banorja e “Big Brother VIP” ka shkruar: “Nuk e di se kush ka nevojë ta dëgjojë këtë, por opinioni yt në fakt nuk është edhe aq i rëndësishëm”.

Statusi i saj vjen pas kritikave për këngën e re me titull “Vonë” që nga shumë dëgjues është interpretuar si një dedikim për ish-të dashurin e saj, Donald Veshajn.

“Kur e pate nuk dite se majte,”-këndon Trixa në një fragment. “Jo nuk e gjej tek ti një ndjenjë, je fake,”- thotë ndër të tjera në këngën më të fundit. Të shumta kanë qenë komentet për këngën e fundit të saj. Fansat kryesisht e kanë uruar për këngën e re, duke i bashkangjitur edhe urimet për ditëlindjen e saj, por ka pasur nga ata që edhe nuk e kanë kursyer në lidhje me Donaldin.

“Të linte Borën për një si kjo ??? Nuk e di dmth se hitit të verës ske ca i komenton”. “Këta të dy meritojnë njëri-tjetrin, me mungesën më të vogël të respektit që tregoi ndaj saj e la, jo si personi tjetër që për të katërtën herë e mori. Zhgënjim si femër”, “Gjith këngët me kunja për Donaldin akoma sju ka shkëput shpirti prej tij. Hec o goc përpara shijo jetën ka djem të tjerë 1 milion herë më të mirë se Donaldi”, “Super Triksa ke shpëtu nga ai idjot o zemra falendero Zotin se shyqyr që ske më të”, janë vetëm disa nga komentet që ndesh në kanalin e saj të You Tube. Edhe në këtë hapësirë, fansat kanë qenë të ndarë, duke replikuar me njëri-tjetrin rreth trinomit të famshëm të dashurisë.

Po ashtu ajo festoi të premten ditëlindjen e 28. Artistja dukej në super formë, e buzëqeshur dhe paksa e emocionuar. Ajo u shfaq e veshur me një fustan shumë seksi ngjyrë gurkali të hapur në pjesën e dekoltesë. Beatrix i shtoi look-ut të saj një çantë të bardhë të vogël një byzylyk shumëngjyrësh dhe vathë ngjyrë floriri.

Pak ditë më parë Beatrix foli për herë të parë drejtpërdrejtë për ribashkimin e Borës dhe Donaldit duke u uruar atyre lumturi. “Nëse ata e kanë gjetur lumturinë edhe unë ua uroj.”- u shpreh ajo kur u pyet për ribashkimin e çiftit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat