“Ky vuan…ka kaluar në gjendje depresive, i ka rënë të fikët”- Sherri i dhunshëm mes Cllevios dhe Noizy-t, avokati i reperit zbulon detaje

Mediale Vip

“Ky vuan…ka kaluar në gjendje depresive, i ka rënë të fikët”- Sherri i dhunshëm mes Cllevios dhe Noizy-t, avokati i reperit zbulon detaje

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 09:21
Cllevios dhe Noizy

Kleviol Ahmeti ose Cllevios padyshim është një emër i dëgjuar për të gjithë sidomos ditët e fundit.

Bëri një bujë të madhe sherri midis tij dhe Noizyt një javë më parë, duke u pasuar më pas me arrestimin e Cllevios. Kur të gjithë aludonin se Kleviol Ahmeti u vu në pranga për shkak të kësaj ngjarje nuk rezultoi e vërtetë. Cllevios u arrestua një ditë pas sherrit me Rigels Rajkun, sepse kishte thyer masën “arrest shtëpie”, në momenti kur u paraqit tek lokali i Noizyt.

Mësohet se Cllevios Serbjano ka qenë i arrestuar më parë për veprat penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ dhe ‘Mbajtja pa leje e armëve të ftohta’.

Së fundmi i ftuar në një intervistë në RTSH, avokati i Kleviolit, Ndue Pjetra ka sqaruar si qëndron e vërteta e arrestimit të tij për veprat penale të lartëpërmendura.

Sipas avokatit, Gjykata e Lushnjës kishte vendosur masën e dënimit “arrest me burg” deri në përfundimin e hetimeve , por Gjykata e Apelit pasi kanë mbaruar hetimet e ka lehtësuar masën në  “arrest shtëpie”.

Më tej avokati u shpreh se Klevios e kishte thyer këtë masë me pranim të prokurorisë, për t’u vizituar në Durrës, por kur është kthyer ka ndodhur ngjarja.

“Nga arresti i shtëpisë ky vuan… ka kaluar në gjendje depresive. I ka rënë të fikët dhe i ka kërkuar ndihmë prokurorisë, i ka thënë se është në gjendje të keqe dhe i ka thënë se duhet të shkojë të vizitohet dhe t’i marrë ilaçet që duhen marrë. Prokuroria normalisht, pothuajse e ka pranuar, gjysmë pranimi në fakt dhe ka shkuar. Duke u kthyer, ka ndodhur ajo që ka ndodhur,”-u shpreh Pjetra.

I pyetur në lidhje me sherrin e famshëm të klientit të tij me Noizyn, avokati Ndue u shpreh se Cllevios kishte shkuar atje me qëllime të mira për t’i kërkuar ndjesë, por ato e kanë goditur.

“Duke u kthyer, sipas atyre bisedave, sepse ne nuk kemi një fakt të mirëfilltë, ai ka kaluar aty dhe për t’i kërkuar falje lidhur me një sharje që i ka bërë… Në atë moment, ata nuk kanë pretenduar fare, mezi kanë pritur dhe e kanë goditur,”-tregoi Ndue Pjetra.

Ndërsa si përfundim avokati i Cllevios, theksoi se çështja me Noizyn është mbyllur dhe se nuk ka asnë denoncim nga palët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat