Fotot nga paparazzi/ Kush tha që burrat bezdisen kur gratë bëjnë “shopping”? Lindi shoqëron Venerën në qendër tregtare

Mediale Vip

Fotot nga paparazzi/ Kush tha që burrat bezdisen kur gratë bëjnë “shopping”? Lindi shoqëron Venerën në qendër tregtare

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 18:10
Venera, Lindi

Prej vitesh, Venera Lumani dhe Lindi Islami janë ndër çiftet më të ndjekura në vendin tonë. Dy artistët i kanë rezistuar kohës si në karrierën e tyre muzikore, ashtu edhe në lidhjen e gjatë që kanë. Në skenë ata ruajnë edhe kiminë që kanë jashtë saj, duke ndërvepruar edhe si çift në karrierën e tyre.

Por si duket edhe në këto foto, të kapura nga paparazzi ynë, Lindi dhe Venera janë një çift i konsoliduar edhe kur vjen puna për pazaret. Thuhet se meshkujt bezdisen kur femrat janë në qendra tregtare për ‘shopping’, po ky nuk është rasti. Këto poza sjellin dy personazhet, teksa gjenden në qendër tregtare të veshur casual dhe Venera pa grim. Ashtu si duket, çifti është kombinuar edhe në veshje, teksa të dy kanë përzgjedhur të dielën, për një ditë relaksi dhe blerjesh për të.

Prej disa vitesh, fansat po presin për dasmën e tyre, por duket se ata aktualisht janë të angazhuar te karriera. Venera dhe Lindi bashkëjetojnë dhe kanë treguar në intervista të ndryshme se janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. Gjatë transmetimit të një emisioni, Venera është pyetur se kur ka ndërmend të martohet.

Për përgjigjen e kësaj pyetjeje ka ndërhyrë Lindi, i cili ka bërë një gjest shumë të ëmbël para të gjithëve. Ai është ulur në gjunjë dhe i ka propozuar Venerës për martesë në mes të emisionit. “Kur do martohemi?”, e ka pyetur ai. Venera e ka pritur me shumë emocion këtë moment dhe është përlotur. Më pas dyshja ka treguar se dasma do realizohet pasi të bëjnë lekët njëherë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat