U tha se Loredana hyri mes tyre, 3 vite pas prishjes së raporteve Azeti ‘bën paqe’ me Zunën

Mediale Vip

U tha se Loredana hyri mes tyre, 3 vite pas prishjes së raporteve Azeti ‘bën paqe’ me Zunën

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 13:10
Azet dhe Zuna

Azet dhe Zuna kanë bërë ‘paqe’  pas gati 3 vitesh dhe janë bashkuar sërish.

Dy artistët i surprizuan të gjithë kur u shfaqën papritur bashkë në një video live në Instagram në të cilën Azeti kishte premtuar se do tregonte se çfarë kishte ndodhur mes tyre. E kur të gjithë prisnin të tregonte prapaskenat e ndarjes së grupit Azet nxjerr papritur Zunën dhe i kërkon fansave të pyesin atë nëse do sjellin ndonjë projekt tjetër.

Dy reperët u shfaqën duke qeshur dhe duke u përqafuar me njëri-tjetrin ndërsa nuk folën për prishjen e marrëdhënieve. Në vend të kësaj zbuluan se po sjellin një album me titull ” Ultra Plus” dhe sot kanë publikuar këngën e parë të tij.

KMN ishte një nga grupet më në zë në Gjermani deri para 3 vitesh kur diçka ndodhi papritur mes tyre.

Mosmarrëveshjet mes tyre bënë që grupi nga Dresden të ndahej përfundimisht. Arsyet nuk u folën kurrë por u tha se Zuna ishte shkaku pasi ai u distancua nga anëtarët e tjerë. Nash-i pranoi haptas asokohe gjatë një live në Instagram se ka dallime brenda grupit dhe se gjithçka është mirë me Azet dhe Miami, por nuk ka asnjë kontakt me Zuna dhe nuk do të që të flasë më me të.

Një nga arsyet e tensionimit të raporteve të tyre u tha se ishte lidhja e Zunës me Loredanën. Gjatë ndarjes së shkurtër me Mozzik, në 2019 Loredana u përfol për një lidhje me reperin. Ata jo vetëm që ishin të pandarë por u fotografuan edhe në momente intime duke u puthur në avion. Dyshja e kaloi bashkë karantinën në 2020 dhe sollën një bashkëpunim. Ndonëse zërat për lidhje i kanë mohuar gjithnjë që pasi Loredana u rikthye me Mozzik nuk është parë më asnjëherë me Zunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat