E veshur me rroba banje dhe fustan rrjetë, Bora Zemani poston fotot provokuese nga pushimet

Mediale Vip

E veshur me rroba banje dhe fustan rrjetë, Bora Zemani poston fotot provokuese nga pushimet

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 09:50
Bora Zemani

Moderatorja shqiptare, Bora Zemani është njëra ndër më të njohurat në botën e televizionit shqiptar, e cila prej disa kohësh është kryefjala e mediave rozë.

Me mbarimin e emisionit të dashurisë “Për’puthen”, ajo ka vendosur të kalojë disa kohë pushime me djalin dhe familjen.

Me anë të disa postimeve provokuese në rrjetin social “Instagram”, moderatorja ka treguar se po shijon pushimet në Turqi.

Teksa pozon në resortin luksoz ajo që vihet re janë format perfekte trupore të Borës, njëkohësisht ëmbëlsia e fytyrës pa grim.

Ajo kishte veshur rroba banje dhe fustan rrjetë ngjyrë të zezë të shoqëruara nga një kapele.

Krahas fotove moderatorja ka shkruar:

“Personi që po telefononi për momentin nuk mund të përgjigjet. Ju lutem lini mesazhin tuaj pas sinjalit”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bora Zemani (@borazemani)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat