Missi shqiptar ndahet nga i dashuri miliarder

Mediale Vip

Missi shqiptar ndahet nga i dashuri miliarder

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 16:54
Blerta Veseli

Ish-missi shqiptar, Blerta Veseli, i ka dhënë fund lidhjes së saj me biznesmenin Mokhtar Jabli.

Ajo po punon si modele në Amerikë, ndërkohë që së fundmi ka pasur zhvillime edhe në jetën e saj private.

Sipas “Prive” dyshja i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, madje ata kanë larguar edhe njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.

29-vjeçarin, Mokhtar Jabli është i zhytur thellë në industrinë e patundshmërive, dhe krijues i “The Nightfall Group”, kompanisë të shërbimeve luksoze të udhëtimit me bazë në Beverly Hills të Kalifornisë.

Ai përgjatë kohës së pandemisë edhe zyrtarisht kapi vlerë miliardëshe të pasurisë përmes kompanisë së tij.

Në një intervistë së fundmi, Jabli ka deklaruar se me të vërtetë e ka jetuar kuptimin e “ëndrrës amerikane” duke qenë se ka nisur nga zero pak vite më parë, kur shkeli ‘sefte’ në Amerikë në 2016-ën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat