Eno Popi bashkëprezantues me Bora Zemanin në “DWTS”!

Mediale Vip

Eno Popi bashkëprezantues me Bora Zemanin në “DWTS”!

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 07:57
Eno Popi

Gazetarin dhe moderatorin e dashur për publikun, Eno Popi, do e shohim sërish në ekranin e Top Channel, me dy projekte të reja.

Ditën e djeshme, Eno ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku zbuloi se do të jetë bashkëprezantues me Bora Zemanin në spektaklin më të madh të kërcimit, “Dancing With the Stars”, i cili pritet të nisë më 7 tetor.

Popi do të jetë në “goldroom”, aty ku do të marrë opinionet e para të konkurrentëve, direkt pas perfomimit të tyre.

“Unë këtë sezon i bashkohem “Dancing With the Stars”. Është kënaqësi t’i rikthehem një prej programeve më të mira në televizionet ndërkombëtarisht. Do punoj me një ekip, jam i kënaqur se një pjesë i njoh shumë mirë. Kështu që të premten e ardhshme… Është diçka që e kam marrë me shumë dëshirë dhe shumë qejf dhe ja ku jemi! Gjithçka që do ndodhi, promoja premton magji, futet shpirti i garës, emocioni. Më vjen mirë që do ketë mikrofon në dorë. Unë bashkëprezantoj me Borën, do të jem në “goldroom”. Kam thënë “po” sepse më pëlqen mënyra si është ndërtuar dhe roli.”

Paralelisht me programin e kërcimit, Eno do të nisë një tjetër projekt në Top Channel, që ka në fokus sipërmarrjen dhe idetë e të rinjve, duke premtuar se është shumë interesant.

“Me DWTS paralelisht do të nis një tjetër projekt. Është shumë interesat, është program i fokusuar te sipërmarrja, idetë e të rinjve. Janë dy gjëra që i kam marrë me shumë dëshirë, por i kam marrë me shumë impenjim”, tregoi Popi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat