Diellza Kolgeci shfaqet krah Albin Kurtit

Mediale Vip

Diellza Kolgeci shfaqet krah Albin Kurtit

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 14:50
Diellza Kolgeci

Ish-miss Kosova Diellza Kolgeci, mbrëmjen e së mërkurës ka qenë pjesë e një eventi mjaft të rëndësishëm.

Ajo ka ndarë disa imazhe në profilin e saj në “Facebook” nga ndeja e organizuar nga  “Beaujolais Nouveau” dhe ambasadori francez në Kosovë, Oliver Guerot.

Në fotografitë e publikuara, ajo shihet duke pozuar pranë Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“E nderuar të jem pjesë e traditës dhe familjes së ‘Beaujolais Nouveau’ organizuar nga ambasadori francez dhe Fidaim Rashiti”, ka shkruar Diellza Kolgeci në “Facebook”.

Diellza edhe më tutje ka ndarë me ndjekësit e saj fotografi të tjera, ku duket se ia ka kaluar mirë nën shoqërinë e kryeministrit dhe figurave të tjera të rëndësisë së lartë në këtë event.

Image
Diellza Kolgeci dhe Albin Kurti
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat