"Sulen të të shqyejnë", aktori shqiptar irritohet pa masë me foton e Ramës dhe Dua Lipës: Politikanë me aftësi të kufizuara

Mediale Vip

"Sulen të të shqyejnë", aktori shqiptar irritohet pa masë me foton e Ramës dhe Dua Lipës: Politikanë me aftësi të kufizuara

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 19:40
Aktori Elvis Pupa

Aktori Elvis Pupa ka shpërndarë në Instagramin e tij një foto të Ramës i cili ka uruar Pavarësinë krah Dua Lipës duke shkruar:

“Kur ti dhe familja jote është duke sakrifikuar për rrugën drejt suksesit, askush s’do t’ja di për ty. Sapo e arrin atë, të gjithë të sulen të të shqyejnë nga një copë dhe duan të identifikohen me ty”.

Ndërkohë në një postim të pak orëve më parë Elvis Pupa shkruan se nuk mund ta qauj një komb të pavarur thjesht se nuk jemi në fudtë. Ai ka bërë një urim ndryshe.

“Ta quash një komb të pavarur thjesht se nuk jemi në luftë është interes hileqar i politikës për ta shitur si meritë të saj. Fatkeqsisht në ditët e sotme kombet e vogla, gjithmonë do jenë të varur në shumë pikëpamje nga kombe më të fuqishme si dhe nga politikanët tanë të rëndomtë me aftësi të kufizuara. Ndaj sot po uroj ndryshe: Gëzuar çdo ditë egzistencën mijra vjeçare vendi i lindjes, përvojave dhe i kujtimeve tona”, përfundon Elvis Pupa.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat