Genc Prelvukaj: Paçim jetë të shohim kur shporren kufijtë dhe marrim frymë në një shtet të vetëm

Mediale Vip

Genc Prelvukaj: Paçim jetë të shohim kur shporren kufijtë dhe marrim frymë në një shtet të vetëm

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 23:23
Këngëtari Genc Prelvukaj

Këngëtari Genc Prelvukaj është mjaft aktiv në rrjete sociale dhe ndan me ndjekësit gjëra të ndryshme nga përditshmëria.

Me rastin e Ditës së Flamurit, 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, nuk kishte si të mungonte një shkrim nga artisti i njohur.

Ai ka shpërndarë disa fotografi në rrjete sociale ku shfaqet me veshje me motive kombëtare bashkë me partneren e tij, Eni Koçi.

“Veshja e bardhë e flamuri i kuq me shkabë të zezë, kanë rrugëtuar shumë gjatë me shqiptarët. Në çdo dasmë e mort, luftë e kuvend, i kemi bartur me nderë e ruajtur me jetë”, u shpreh ai.

“Me zjarr e shpatë na kanë rrudhur si popull, copëtuar si territor, përzënë e vrarë si njerëz, por kurrë nuk na tjetërsuan e zhdukën. Ne mbetëm shqiptarë, sepse gjaku nuk na duron emra tjerë”, vazhdoi më tej krijuesi i hitit “Albanian”.

E në fund, Genci shpreson që të hiqen tërësisht kufijtë e të jemi një shtet i vetëm duke shtuar: “Urime ditën më të bukur që kemi si popull. Paçim jetë të shohim kur shporren kufijtë dhe marrim frymë në një shtet të vetëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat