“Injorantëve u jepet shumë kohë në TV”, Bledi Salaj ka një mesazh dhe për Arbana Osmanin

Mediale Vip

“Injorantëve u jepet shumë kohë në TV”, Bledi Salaj ka një mesazh dhe për Arbana Osmanin

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 17:39
Moderatori i njohur, Blendi Salaj

Moderatori i njohur, Blendi Salaj, ishte i ftuar në “Top Arena”, ku zhvilloi edhe një intervistë të shkurtër me moderatoren Alesia Bami. Kjo e fundit e pyeti Salajn në lidhje me marrëdhëniet me kolegët e tij, me të cilët ka bashkëpunuar ndër vite.

“Unë kam shkuar mirë me të gjithë. Kam punuar me Edi Manushin, me Arbana Osmanin në “Big Brother.” Janë njerëz që unë i dua sepse më përcjellin një pozitvitet të jashtëzakonshëm”– u përgjigj Blendi Salaj.

Një tjetër pyetje që iu drejtua gjatë intervistës është se kush është moderatori më i talentuar në Shqipëri sipas tij. Ai veçoi emrin e moderatores Arbana Osmani, teksa tha:

“Arbana Osmani realisht ka një vend të veçantë. Gjithë këta vjet që ka qenë në ekran, e ka bërë gjithçka me personalitet dhe inteligjencë dhe ka ditur të ruajë një marrëdhënie të jashtëzakonshme me publikun”

Po moderatori i dobët kush është sipas Blendi Salajt? Ky i fundit nuk veçoi emra, por tha: “Të dobët ka sa të duash, unë nuk shikoj shumë televizor nëse moderatorët janë të dobët.

Më mungon televizioni inteligjent, media inteligjente, që të bëjnë të mendosh, të ndjesh, personazhet që të frymëzojnë pozitivisht. Më kanë lodhur këta personazhet injorantë, ujqërit çakenjtë, që marrinmë shumë vend sesa meritojnë në ekran dhe japin një shembull që s’është i duhuri”, u shpreh Bledi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat