“Kam 9 fëmijë”/ Mandi Nishtulla flet si rrallë herë për jetën personale: Varësia ndaj drogës më largoi nga muzika!

Mediale Vip

“Kam 9 fëmijë”/ Mandi Nishtulla flet si rrallë herë për jetën personale: Varësia ndaj drogës më largoi nga muzika!

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 21:37
Mandela Mustafa

Këngëtari i njohur Mandela Mustafa ose i njohur me emrin e artit Mandi Nishtulla ka folur si  rrallëherë për jetën e tij personale.

I ftuar në “D Night” këngëtari i habiti të gjithë kur zbuloi se është baba i nëntë fëmijëve por me partnere të ndryshme.

“Pasuria ime e vërtetë janë fëmijët e mi. Unë kam tre vajza, që kam fituar xhenetin nga i madhi Zot, edhe me dy fitohet por kam tre vajza dhe 6 djem. Unë i kam me shumë bashkëshorte. Faleminderit Zotit që më ka dhënë vulën e pashait. Daja i djalit tim Jasinit është Florjani që ka kënduar ‘Ngjyra e kuqe shumë i ngjan”,- u shpreh artisti.

Më tej Mandi rrëfeu dhe varësinë e tij nga droga, e cila e detyroi artistin të merrte dhe një pauzë të gjatë nga muzika. Artisti  tregoi se babai i tij e ka ndihmuar shumë që ta kaloj  këtë periudhë të vështirë dhe iu bëri thirrje të gjithë personave që të mos konsumojnë më lëndë narkotike,

“Droga, është një ilaç që vret përditë edhe më shumë, droga është një ilaç që njerëzit që janë martuar i kanë lënë edhe pa fëmijë, të vret ditë për ditë dhe orë pas ore. Unë kam një histori me drogën edhe falenderoj babain tim i cili më është gjendur në kohët më të vështira të jetës time. Kisha bërë një pauzë të jashtëzakonshme. Tani është bërë si modë në familje e pinë baba, nëna, goca, çuni. Nuk është një gjest i mirë. Ajo për momentin të bën shumë happy, por nga mbrapa pse i kërkoni Zotit t’ju shpëtojë. Ju lutem hiqni dorë sepse jetojmë në një kohë që duhet të kërkohet buka dhe jo droga”,– tregoi Mandi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat