​Shakira mohoi akuzat se është në një lidhje të re dashurie: Dua t'i përkushtohem fëmijëve të mi

Mediale Vip

​Shakira mohoi akuzat se është në një lidhje të re dashurie: Dua t'i përkushtohem fëmijëve të mi

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 18:53
Shakira dhe Nuestro Diario.

Shakira ka mohuar raportimet se ajo është në një lidhje me instruktorin e sërfit, Nuestro Diario.

“Në respekt për fëmijët e mi dhe periudhën e vështirë që po kalojnë, i kërkoj mediave që të ndalojnë publikimin e spekulimeve. Unë nuk kam partner dhe dua t’i përkushtohem plotësisht fëmijëve të mi dhe mirëqenies së tyre”, ka deklaruar ajo. 

Kujtojmë se lajmi për lidhjen e tyre të pretenduar u publikua nga mediat amerikane në fillim të muajit nëntor, kur ata u fotografuan në plazh.

Shakira dhe Gerard Pique u ndanë në qershor të këtij viti. Së fundmi ata arritën një marrëveshje për kujdestarinë e djemve të tyre Milan (9) dhe Sasha (7). Shakira së shpejti do të transferohet në Miami dhe do të rrisë fëmijët e tyre.

Gerard prej disa muajsh është në një lidhje me studenten Clara Chia Marti. Ajo së fundmi e ka përkrahur në ndeshjen kundër Almerias, pas së cilës ai i ka dhënë lamtumirën e fundit karrierës së tij në futboll.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat