Martesa në fshehtësi e Eros Grezdës, si vendosi t’i jepte fund beqarisë futbollisti vetëm pas disa muajsh lidhje me Ajsel

Mediale Vip

Martesa në fshehtësi e Eros Grezdës, si vendosi t’i jepte fund beqarisë futbollisti vetëm pas disa muajsh lidhje me Ajsel

Më: 7 janar 2023 Në ora: 13:39
Eros Grezda dhe Ajsel

Futbollisti Eros Grezda dhe këngëtarja nga Shqipëria, Ajsel Abazi, e kanë çuar në një tjetër nivel lidhjen e tyre këtë fillimviti.

Ata përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social “Instagram” me rastin e Vitit të Ri, ua kanë uruar ndjekësve të tyre këtë festë si Zoti dhe Zonja Grezda.

“Zoti dhe Zonja Grezda ju dëshirojnë një vit të lumtur”, ka qenë mbishkrimi i çiftit sipër një fotografie të përbashkët të publikuar në “Instagram”.

Duke përdorur mbiemrin e njëjtë, dyshja treguan kështu se janë kurorëzuar me njëri-tjetrin dhe se këtë e kanë bërë prapa kamerave dhe syrit të publikut. Nuk dihet se kur ka nisur raporti mes dy personazheve, por teksa vetë Erosi shpërndan fotot e saj në rrjetet sociale, lidhja e tyre duket e konsoliduar tanimë.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Grezda me anë të një story në “Instagram”, ku duket duke darkuar vetëm për vetëm me të dashurën e re. Ndonëse kanë vetëm pak muaj të lidhur, marrëdhënia është konsoliduar dhe pas takimit me familjarët, tashmë çifti i ri kanë vendosur edhe të celebrohen.

Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë lidhja e dashurisë mes Oriola Marashit dhe Eros Grezdës ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Gjatë një interviste për “Sport Magazine”, ai ka treguar se gjithmonë e ka bezdisur ky fakt pasi flitej për lidhjen e tij dhe jo karrierën.

“Lidhjen që kam pasur, nuk kam dashur asnjëherë që ta bëj publike, por ishte një situatë që do dilte, doja apo s’doja, sepse Shqipëria dhe Kosova janë vende të vogla dhe merren vesh gjërat. U bë publike dhe më ka bezdisur se nuk është në rregull kur një futbollist del gjithmonë në portale jo për tema futbollistike, por për jetën private”, u shpreh Eros.

Më tej, i pyetur nëse është single apo në një marrëdhënie, futbollisti deklaroi: “Momentalisht, nga lidhja e fundit që kam pasur jam single, nuk jam lidhur, as nuk dua të lidhem. Dua të shikoj një herë veten time dhe karrierën, pastaj ajo është spontane”.

E duket se kjo periudhë ka përfunduar dhe Eros ka gjetur dashurinë e vërtetë në krah të Ajsel, me të cilën ka formalizuar lidhjen e shkurtër në celebrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat