Almeda Abazi ndan foto të ëmbla me fëmijët në rrjete sociale

Mediale Vip

Almeda Abazi ndan foto të ëmbla me fëmijët në rrjete sociale

Më: 24 janar 2023 Në ora: 16:15
Almeda Abazi dhe Tolgahman Sayisman

Modelja e njohur shqiptare Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahman Sayisman janë një ndër çiftet më të dashura për publikun.

Ata janë prindër të dy fëmijëve, një grua e bukur e zgjuar dhe punëtore është edhe një nënë mjaft e përkushtuar.

Almeda njihet për pozitivitetin që ofron, në postimin e fundit ajo shkruan: Unë jam në një vend në jetën time ku paqja është prioritet dhe negativiteti nuk mund të ekzistojë. Me këtë fjali bukuroshja ndan edhe disa momente shumë të lumtura me dy fëmijët e saj.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Almeda Sayisman (@almeda92)

Almeda ka shprehur dëshirën për t’i rritur të vegjlit e saj me kulturën dhe gjuhën shqipe.

Almeda ka folur për lindjen e Alinës në një video të publikuar në YouTube, ku tregon se nuk ka qenë aspak e lehtë.

Bukuroshja shqiptare e nis rrëfimin duke krahasuar dy lindjet, atë të djalit, Efehanit me atë të Alinës, dhe thotë se me vajzën ka vuajtur shumë.

“Shtatzania me Efenë ishte e lehtë, por me Alinën jo. Nga pandemia nuk dilja dot nga shtëpia. Më përzihej, doja të flija gjithë kohën.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat