Gerard Pique zyrtarizon lidhjen me Clara Chian, futbollisti publikon foton me partneren e re - ndjekësit shpërthejnë në komente

Mediale Vip

Gerard Pique zyrtarizon lidhjen me Clara Chian, futbollisti publikon foton me partneren e re - ndjekësit shpërthejnë në komente

Më: 26 janar 2023 Në ora: 12:36
Gerard Pique dhe Clara Chia

Gerard Pique ka zyrtarizuar përfundimisht lidhjen e ti me partneren e re Clara Chian, pas zhurmës së madhe që shkaktoi në media tradhtia e tij ndaj Shakirës.

Ish-futbollisti postoi në Instagramin e tij një foto ku shfaqet krahë Clarës dhe ndjekësit kanë shpërthyer në komente.

“Do të më vinte turp”, shkroi një përdorues. “Imagjinoni të shkatërroni familjen tuaj për këtë”, tha një tjetër.

“Ajo nuk krahasohet me nënën e fëmijëve tuaj”,– komentoi dikush.

Ndërsa kishte dhe nga ata ndjekës të cilët komplimentonin çiftin.

“Sa të bukur”- shkroi dikush.

Nga ana tjetër, Shakira është ende duke shijuar suksesin e këngëa së saj të cilën e bëri artisten nr. 1 të të gjitha kohërave në platformën Spotify. Ende nuk dihet se sa para ka bërë deri më tani por padyshim që flasim për miliona euro. Gerard Pique ka bërë gjithçka që mundet për t’iu përgjigjur diss-it nga Shakira.

Ndoshta Shakira nuk do t’i përgjigjet drejtpërdrejtë këtij konfirmimi të lidhjes së tyre, por mund  ta bëjë këtë përmes një kënge tjetër hit. Tani për tani, gjithçka që mund të bëjë këngëtarja kolumbiane është të vazhdojë të shijojë suksesin e saj dhe të gjenerojë para. Ish-futbollisti gjithashtu do të vazhdojë të jetojë jetën e tij me të dashurën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat