Po jep informacione të gabuara? Fotinia kontradiktore në qëndrimet me Luizin dhe Kiarën

Mediale Vip

Po jep informacione të gabuara? Fotinia kontradiktore në qëndrimet me Luizin dhe Kiarën

Më: 14 mars 2023 Në ora: 11:47
Fotinia

Fotinia po bën xhiron e rrjetit me dy deklarata kontradiktore për çiftin Kiara-Luiz. Duket se ajo është përfshirë në debatin e tyre të fundit që lindi nga moskujdesja e Kiarës ndaj Luizit. Por, ka dhënë dy version të ndryshme. 

Fillimisht, ajo i tha Kiarës se çfarëdo që të bëjë Luizi, ai “është në rregull.” 

“Ai është në rregull. Edhe sikur të dalë këtu, të bëjë nevojën në mes të vendit, është në rregull ta them unë. Por, është shumë e rëndësishme pjesa jote për mendimin tim”– tha Fotinia. 

Por më pas teksa me to ndodhet edhe Luizi, Fotinia i tha këtij të fundit se duhet ta dëgjojë Kiarën dhe se ai ka “shumë gabime.” 

“Ti bëj çfarë të duash me veprimet e tua kundrejt banorëve. Kiarën duhet ta dëgjosh pak më shumë, sepse ti nuk e kupton kur gabon, kur e tepron, ku e tejkalon. Ti bën shumë gabime Luiz, shumë gabime, ty të duket ok, por në ca raste bën gabime. Kiarën duhet ta dëgjosh më shumë”- tha Fotini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat