Kërkoi falje për batutën me fëmijët jetimë, Ronela Hajati ka dy fjalë për Dea Mishel

Mediale Vip

Kërkoi falje për batutën me fëmijët jetimë, Ronela Hajati ka dy fjalë për Dea Mishel

Më: 21 mars 2023 Në ora: 18:46
Dea Mishel

Ditën e djeshme Dea Mishel ka kërkuar falje publike për një çështje të ndodhur para disa muajsh, ku ka postuar një video në Instagram teksa ka pyetur se si fëmijët jetimë vizatojnë shtëpinë e tyre. Për një periudhë kjo video u bë virale dhe të gjithë kanë reaguar kundra saj.

Për atë video Dea ka kërkuar falje edhe më parë dhe ka vendosur ta bëjë përsëri brenda shtëpisë përpara banorëve dhe të gjithë publikut, ku është shprehur se nuk ka pasur atë qëllim.

Pas kësaj, këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka dalë në mbështetje të Dea Mishel.

Ronela, ka ripostuar videon e momentin kur Dea kërkon falje për batutën për fëmijët jetim. Ronela, shkruan se e ka shumë xhan Dean, e se jo të gjithë ia njohin zemrën.

“Të kam shumë xhan, jo çdokush ta njeh zemrën e të gjykojnë më shpejt nga fjala. Ama ka pafund që kanë zemër të zezë e gojë të ëmbël. Kjo s’je ti”, shkruan këngëtarja e njohur.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat