Gazetarja e njohur ‘sulmon’ keq Georgina Rodriguez: Asaj i mungojnë shumë informacione për jetën në përgjithësi, nuk jeton realitetin

Mediale Vip

Gazetarja e njohur ‘sulmon’ keq Georgina Rodriguez: Asaj i mungojnë shumë informacione për jetën në përgjithësi, nuk jeton realitetin

Më: 29 mars 2023 Në ora: 13:26
Georgina Rodriguez

Georgina Rodriguez ka përfituar nga turneu që ka zhvilluar në Spanjë për të promovuar sezonin e dytë të dokumentarit të saj në Netflix, ‘Io soy Georgina’.

Partnerja e Cristiano Ronaldos ishte e ftuar së fundmi në emisionin ‘El Hormiguero’ ku zbuloi disa detaje interesante për jetën e saj të re me familjen në një vend si Arabia Saudite (Kalimi i Ronaldos te Al-Nassr bëri që ata të të transferoheshin në Arabinë Saudite).

Megjithatë, një gazetare spanjolle ka kritikuar 29- vjeçaren për stilin e saj të jetesës dhe për dokumentarin që nuk tregon realitetin e vërtetë të jetës së saj.

“Ajo jeton në një botë të ndarë dhe i mungon shumë informacioni për jetën në përgjithësi”, ishin fjalët e gazetares spanjolle Emma Garcia në programin “Fiesta” të Telecinco.

Garcia ishte mjaft e ashpër në komentet e saj ndaj Georginës  gjatë programit e cila ka në audiencë goxha të madhe.

“Këto deklarata janë të pavend, realiteti është realitet. Mendoj se është injorancë në përgjithësi. Për mua është injorancë dhe mungesë informacioni. Ajo nuk ka nevojë”, shtoi drejtuesi i atij programi.

Muajt ​​e fundit kanë qenë të mbushura plot sukses për Georgina Rodriguez .

Nga partnerja e Cristiano Ronaldos , ajo është bërë një grua me ndjekës të shumtë në rrjetet e saj sociale për të gjitha aktivitetet e saj të rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat