“Dhuroja 1 mijë euro familjes së Palit”, Olta kërkon të vërë në vështirësi Luizin, përgjigja e la pa fjalë

Mediale Vip

“Dhuroja 1 mijë euro familjes së Palit”, Olta kërkon të vërë në vështirësi Luizin, përgjigja e la pa fjalë

Më: 29 mars 2023 Në ora: 22:22
Luiz Ejlli, Pal Kola dhe Olta Gixhari

Luiz Ejlli premtoi në spektaklin e së martës se nëse do të ishte ai fituesi i 100 mijë eurove, njëpjesë të shumës do ta dhuronte për familjen e të ndjerit Pal Kola, rojës së sigurisë i cili humbi jetën natën që u sulmua me armë Top Channel.

Këtë premtim të tijin mesa duket e kishte fiksuar mirë Olta Gixhari, e cila gjatë bisedës me Luizin në oborr tha se deklarata e tij mbrëmjen e kaluar ishte shumë e bukur, por që ai mund ta bëjë realitet edhe nëse nuk fiton, duke dhuruar 1 mijë euro që ka marrë deri më tani nga një kompani pijesh energjike.

Pjesë nga biseda:

Olta: Ajo pjesa që the mbrëmë se do dhuroje një pjesë të lekëve që do fitosh, jepja që tani ato 1 mijë eurot që ke marrë nga 8s2, mos prit 6 majin, se mbase nuk fiton.

Luizi: Do t’i jap shumë më tepër, kur të dal. Edhe po nuk fitova do të dhuroj shumë më tepër, se e njoh familjarisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat