Gerta Gixhari bën deklaratën e fortë: Në “Top Channel” më hoqën nga puna në mënyrë të padrejtë, shefja ishte xheloze për mua unë nuk di të bëj lajka

Mediale Vip

Gerta Gixhari bën deklaratën e fortë: Në “Top Channel” më hoqën nga puna në mënyrë të padrejtë, shefja ishte xheloze për mua unë nuk di të bëj lajka

Më: 18 maj 2023 Në ora: 17:03
Gerta Gixhari

E ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, Gerta Gixhari ka treguar rreth eksperiencave e saj në fushën e gazetarisë, teksa u ndal tek “Top Channel’ ku tregoi  për një kohë të gjatë ishte e punësuar aty dhe u pushua se shefja e saj ishte xheloze për të dhe ia ka thënë hapur, duke e cilësuar mënyrë të padrejtë Gerta tha se rastet të tilla ekzistojnë në përditshmërinë e punës në Shqipëri.

Pjesë nga intervista:

Të kanë hequr ndonjëherë nga puna në mënyrë te pa drejtë?

"Po patjetër që më kanë hequr nga puna në mënyrë të padrejtë, nga xhelozia femërore, por prapë unë nuk jam nga ajo feministja e thekur. Kam debatuar me personin, jam munduar të kërkoj të drejtën time edhe më lart se pozicioni i shefes time, por nuk e kam gjetur. Për shembull nga Top Channel unë ika sepse ajo që ishte mbi mua, kryeredaktorja u ndje xheloze dhe ma tha shumë hapur. Më tha arsyeja pse dua të ikësh Gerta nuk ka të bëjë më punën, por thjesht nuk më ecën muhabeti me ty. Unë nuk isha ajo vajza që bëja lajka, të shkoja në mëngjes t’i çoja ndonjë frut, kafe.

Ky rast ka vite, por këto janë situata që ekzistojnë në Shqipëri. Janë pikërisht këto njerëz që të pengojnë të ecësh përpara. Në fakt bëri shumë mirë që më hoqi se menjëherë pas kësaj unë shkova në RTSH dhe realizova ëndrrën time që ishte të kisha një program timin personal”-shprehet Gerta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat